Skandali në Butrint,Trashëgimia
Kulturore:Të anulohet leja e ndërtimit

Skandali në Butrint,Trashëgimia<br />Kulturore:Të anulohet leja e ndërtimit<br>
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar ndërtimet që po kryhen në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Përmes një deklarate në “Facebook”, Forumi sjell në vëmendje reagimin e fortë të profesor Neritan Cekës bërë një ditë më parë në studion e Report Tv, duke thënë se nxori zbuluar argumentin se punimet po kryhen me leje nga Këshilli i Arkeologjisë dhe ai i Restaurimeve.

Sipas këtij forumi të rëndësishëm të mbrojtjes së trashëgimisë, të dy Këshillat Shkencorë janë në varësi të ministres Kumbaro dhe kanë aprovuar vetëm parimisht propozimin për ndërtimin.

“Denoncimi i profesor Neritan Cekes ne Report TV nxjerr zbuluar edhe argumentin e punimeve me leje nga Keshilli i Arkeologjise dhe ai i Restaurimeve. Te dy Keshillat shkencore ne varesi te Kumbaros, kane aprovuar vetem parimisht propozimin per ndertimin dhe nuk u eshte paraqitur asnje projekt paraprak, ortofoto apo planvendosje per punimet ne Butrint. Nderkohe qytetareve u kerkohet te paraqesin projekt edhe per te ndryshuar dritaret e shtepise. Mjafton kaq per t'i nderprere punimet dhe anulluar lejen qe po mbrohet me kaq zell nga Kumbaro”, thuhet në deklaratë.

butrinti
(Postimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.