Gazetari britanik, bashkëpunëtor i “Observer” dhe “Channel Four”, pretendon se ndërkohë që Trojka po vononte lëvrimin e kësteve për Greqinë, në prapaskenë qeverit europiane dërgonin në Greqi “Miliarda euro të saposhtypura me disa avionë gjiandë Boeing”. Dhe e gjitha kjho bëhej në mënyrë që të “mbronin dhe të zgjasnin në kohë eksperimentin ekonomik, që po bëhej me Greqinë nga ana e Eurozonës!”
Paratë në fjalë më pas transportoheshin natën me anije dhe kamionë, në filialet e bankave në të gjitha anët e territorit grek. Por për qendrën e vendimmarrjeve për të gjithë këtë operacion të fshehtë e skandaloz, i cili sherbeu si mjet për shtypjen e lirive demokratike dhe të të drejtave të fituara në vite të shtetit social, apo edhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve, por edhe për t’u përdorur Greqia si shembull presioni për vendet e tjera, paraqitet Frankfurti, ku ka selinë Banka Qendrore Europiane!
Ishte qershori i vitit 2011 dhe Trojka, e cila kishte humbur tashmë durimin me Athinën, e cila ishte mbrapa në reformat administrative e fiskale, vendosi të vonojë këstin prej 12 miliardë euro që duhet të lëvronte për Greqinë sipas marrëveshjes.
“Por këto para, gjithsesi Greqia i kërkonte dëshpërimisht, për të paguar pensionet, pagat e nëpunësve shtetërorë dhe kamatat e kësteve”- bën të ditur gazetari britanik, sipas të cilit Greqia në atë periudhë shteroi nga paratë cash.
“Kishte mungesë kartmonedhash të të gjitha madhesive e vlerave, veç kartmodhedhave me vlerë 10 euro,- vashdon Faisal Islam. Përsa u përket qytetarëve grekë, ata “iu ishin kundërpërgjigjur kërcënimeve të Trojkës, duke shkuar nëpër banka e duke tërhequr depozitat e tyre në një kohë rekord”.
Ashtu siç po precipitonin ngjarjet “Brenda një kohe tepër të shkurtër nuk do të kishte më para të thata në banka në Greqi në mënyrë që të mbuloheshin nevojat për terheqja nga bankat dhe ATM, jo vetëm për pagesat mukore. Për këtë u vu në zbatim një plan i fshehtë”.
“Greqia mundet të shtypte vetë në fabrikën e saj të karmonedhave, vetëm kartmonedha me vlerë 10 euro. Për të gjitha kartmonedhat e tjera duhet të vinte ndihmë nga jashtë (Gjermania, Austria dhe Luksemburgu). Deri në korrik të vitit 2012, nevojat e Greqisë për kartmonedha ishin pothuajse trefishuar. Ndërsa përsa i përket reagimit të kreditorëve në problemin gjithnjë e në përkeqësim të Grreqisë, ai ishte, në rastin më të mirë, i “pazakontë”!
“Trojka, ndërkohë që publikisht kërcënonte grekët, në prapaskenë dërgonte avionë ushtarakë e tregtarë që t’i “ushqenin me miliarda euro”. Me të mbërritur në Greqi paratë shpërndaheshin në fshehtësi të plotë me anive e amionë në të katër cepat e Greqisë, nga ishujt më të largët, deri në zonat më të largëta kufitare, në mënyrë që të mos kishte shterrim të parave nëpër banka. Dhe e gjitha kjo u bë pa e kuptuar askush, vetëm disa zyrtarë tepër të lartë të Greqisë dhe disa segmente të larta të sherbimeve sekrete”
Gazetari përllogarit se shuma totale e parave të hyra fshehurazi në Greqi është më tepër se 10 miliardë euro.
Për të shpjeguar përfundimet e tij ai paraqet edhe të dhëna e analiza ekonomike, sipas të cilave shuma e përgjithshme e parave që qarkullonin në Greqi u dyfishua nga 19 miliardë euro në vitin 2009, në 48 miliardë në vitin 2012 (shumë, kjo e cila i korrespondon 24.7% të Produktit të Përgjithshëm Bruto të Greqisë dhe që e kalon disa herë më tepër atë të vendeve më të zhvilluara europiane.
Këto e shumë fakte të tjera ai i paraqet në librin e tij «The Default Line: The inside story of people, banks and entire nations on the edge» (“Linja e falimentimit: Historia e brendshme e popujve, bankave dhe kombeve në prag të katastrofës”), i cili qarkullon në datën 29 gusht.
Pavarësisht se ësht vetëm 35 vjeç, britaniku me origjinë indiane, Faisal Islam, ësht[ë nga gazetatët/analistët më të njohur ekonomikë në Britaninë e Madhe. Është nderuar me një sërë çmimesh gazetareske. Ka punuar për gazetër “The Observer” dhe aktualisht është përgjegjës për reportazhin ekonomik tek Channel Four.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)