Nga 175 qendrat publike dhe jo publike që ofrojnë shërbime shoqerore, 64 janë për fëmijë. Kjo Task-Forcë do të përbëhet nga: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve, Sherbimi Social Shtetëror, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, dhe eksperte nga shoqeria civile, nga organizata të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Task-Forca do të drejtohet nga Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve, dhe do të kryejë:
Kontroll të performancës në institucione, do te vleresojë cilësinë e punës së personelit, do të kryejë intervista me fëmijët, do të vlerësojë kushtet fizike të institucioneve, do të vlerësojë mekanizmat e denoncimit të dhunës, abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve.
Në plan përfshihen edhe:
Përforcim i kuadrit ligjor
Miratimi I ligjit për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, I cili sanksionon mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës dhe neglizhimit, si dhe ndalon punesimin në qendrat e përkujdesit të atyre individeve që kanë të kaluar lidhur me dhunën ndaj fëmijëve, si dhe raportimin e detyrueshëm të incidenteve të dhunës nga të gjithë.Miratim I ligjit për kujdesin shoqëror, I cili përforcon rolin e Inspektoriatit shtëtëror të punës, të shërbimit social shtetëror, përforcon rolin e Bashkive në ofrimin e shërbimeve, krijon bazën e duhur për shërbimin alternativ në vend të kujdesit rezidencial.Rishikimi I kritereve të licensimit të qendrave që ofrojnë shërbime sociale.
Përshpejtim I procesit të nisur tëDe-institucionalizimit
Shtëpitë e fëmijës
Vendosja e kamerave në ambjente të institucioneve të përkujdesit.
Megjithëse kemi debat mbi këtë cështje sepse ka problematika etike lidhur me privatësinë e fëmijëve, pas episodeve të dhunës që janë bërë publike, mendojmë së është momenti për të rritur survejimin e situatës së fëmijëve dhe stafeve nëpër qendrat e përkujdesit.
Për këtë arsye do të konsultohemi me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për tu sigurur që nuk do të cënohen të drejtat e individëve dhe fëmijëve për privatësi.
Së fundmi, do të kërkojmë urgjentisht një takim me të gjithë Kryetarët e Bashkive të cilët kanë menaxhim shtëpitë e fëmijëve apo qendra të tjera përkujdesi, me qëllim angazhimin maksimal të tyre në garantimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe përfituesve në këto qendra, si dhe respektimit të standarteve.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)