SHKODËR - Kujdestarja e jetimores së Shkodrës e akuzuar për keqtrajtim fëmijësh është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës.
 
Kujdestarja Edvana Sulaj ishte pjesë e skandalit të publikua 3 ditë më parë, ku kjo punonjëse e këtij institucioni keqtrajtonte fëmijët e jetimores në të cilën punonte.
 
Pas publikimit të videoskandalit punonjësja u pushua nga puna dhe u vu menjëherë në prangat e policisë.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)