
“Ka ndodhur që të ngatërrojmë dhomën edhe padashje kemi futur çelësin, e ka ndodhur që ka hapur brava të ndryshme. Domethënë çelësi jonë në këtë konvikt mund të hap disa brava. Kjo na ka bërë neve që të ndryshojmë bravën, ose përndryshe nuk e di se çfarë do ndodhte”, tregon studentja e godinës 20 në Qytetin Studenti.
Ndërkohë zbresim në katin poshtë për të provuar nëse çelësi i bravës që studentet kanë ndërruar e hap derën e dhomës poshtë tyre. “Kjo është dhoma poshtë nesh dhe ky është celësi i bravës që ne kemi ndërruar dhe po ta shohësh kjo është dhoma e dikujt tjetër, në të cilën ne nuk do futemi sepse është privatësia e dikujt tjetër”, shton studentja.

Ky skandal i denoncuar nga Report Tv duhet të zgjidhet menjëherë, pasi studentet të cilat jetojnë në këto dhoma konvikti mund të grabiten fare lehtë si dhe t'u cënohet privatësia e tyre.
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










