Skandali në Memaliaj, si nisi konflikti mes hallës që dhunoi mësuesen e shkollës fillore! Gjeti mbesën duke qarë

Një ngjarje e paprecendent u shënua një ditë më parë në qytetin e Memaliaj, ku mësuese Mirela Hila ra pre e dhunës fizike në ambientet e shkollës.

43-vjeçarja mësuese e ciklit ulët prej 22 vitesh në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” ka denoncuar për dhunë Silvana Kalemin. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar për rastin e djeshëm në Memaliaj ku tezja dhunoi mësuesen në filloren në Memaliaj. Ministrja Kushi, është shprehur se është shumë e indinjuar dhe se dhuna nuk është zgjidhje në institucione arsimore.

Burime për Report TV thanë sherri ka ndodhur pasi Kalemi ka shkuar në shkollë për të marrë mbesen dhe e ka gjetur atë duke qarë.

Nxënësja e klasës së tretë, thanë burimet, është ankuar tek tezja se mësuese Mirela e bullizon dhe i kërkon llogari për mësimet. Silvana Kalemi pasi ka gjetur mbesën në lot, ka goditur mësuesen në korridorin e shkollës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në ambientet e shkollës, më pas mësuesja ka shkuar në polici ku ka bërë denoncim për dhunë për shkak të detyrës.

Po hetohet në gjendje të lirë, Silvana Kalemi, me shtetësi norvegjeze që kishte ardhur për pushime tek të afërmit në Memaliaj. Burimet thanë se Kalemi është fis me Aleksandër Sadikajn që u vra në atentat tek “TEG” disa muaj më parë.  Ngjarja skandaloze ka ndodhur dje në shkollën 9 vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës ku një mësuese është dhunuar.

43 vjeçarja M.H është dhunuar nga tezja e një fëmije në klasën e tretë. Tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin, por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Tezja rreh mësuesen në shkollën fillore në Memaliaj, ministrja Kushi: Dhuna s’është zgjidhje! Jam e indinjuar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar për rastin e djeshëm në Memaliaj ku tezja dhunoi mësuesen në filloren në Memaliaj. Ministrja Kushi, është shprehur se është shumë e indinjuar dhe se dhuna nuk është zgjidhje në institucione arsimore.

‘Jam shumë e indinjuar nga rasti i dhunës së ushtruar mbi një mësuese në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj.

Pavarësisht arsyeve që kanë shkaktuar këtë ngjarje, dhuna nuk është asnjëherë mënyra e duhur për zgjidhjen e konflikteve. Në institucionet tona arsimore funksionojnë të gjitha strukturat e nevojshme për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave problematike.

Edhe pse është një rast i izoluar, për të cilin u morën masa të menjëhershme që ditën e djeshme, unë shpreh solidaritetin dhe u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë që ta trajtojmë mësuesin me respektin dhe dinjitetin që meriton.

Ne nuk do të tolerojmë asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve e as ndaj mësuesve, atyre që edukojnë me dashuri fëmijët tanë dhe përgatisin me përgjegjshmëri brezat e ardhshëm.

Dua të garantoj të gjithë prindërit që ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe do të marrim të gjitha masat që shkolla të jetë gjithmonë një mjedis i sigurt, i ngrohtë dhe i shëndetshëm për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.’- shkroi Kushi.

Ngjarja skandaloze ka ndodhur dje në shkollën 9 vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës ku një mësuese është dhunuar. 43 vjeçarja M.H është dhunuar nga tezja e një fëmije në klasën e tretë. Tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin, por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës