Tezja rreh mësuesen në shkollën fillore në Memaliaj, ministrja Kushi: Dhuna s’është zgjidhje! Jam e indinjuar

Tezja rreh mësuesen në shkollën fillore në Memaliaj, ministrja Kushi: Dhuna s’është zgjidhje! Jam e indinjuar

Shkolla fillore në Memaliaj

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar për rastin e djeshëm në Memaliaj ku tezja dhunoi mësuesen në filloren në Memaliaj. Ministrja Kushi, është shprehur se është shumë e indinjuar dhe se dhuna nuk është zgjidhje në institucione arsimore.

‘Jam shumë e indinjuar nga rasti i dhunës së ushtruar mbi një mësuese në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj.

Pavarësisht arsyeve që kanë shkaktuar këtë ngjarje, dhuna nuk është asnjëherë mënyra e duhur për zgjidhjen e konflikteve. Në institucionet tona arsimore funksionojnë të gjitha strukturat e nevojshme për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave problematike.

Edhe pse është një rast i izoluar, për të cilin u morën masa të menjëhershme që ditën e djeshme, unë shpreh solidaritetin dhe u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë që ta trajtojmë mësuesin me respektin dhe dinjitetin që meriton.

Ne nuk do të tolerojmë asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve e as ndaj mësuesve, atyre që edukojnë me dashuri fëmijët tanë dhe përgatisin me përgjegjshmëri brezat e ardhshëm.

Dua të garantoj të gjithë prindërit që ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe do të marrim të gjitha masat që shkolla të jetë gjithmonë një mjedis i sigurt, i ngrohtë dhe i shëndetshëm për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.’- shkroi Kushi.

Ngjarja skandaloze ka ndodhur dje në shkollën 9 vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës ku një mësuese është dhunuar. 43 vjeçarja M.H është dhunuar nga tezja e një fëmije në klasën e tretë. Tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin, por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.


Lajmi kryesor:

Skandali në Memaliaj, si nisi konflikti mes hallës që dhunoi mësuesen e shkollës fillore! Gjeti mbesën duke qarë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale