Shoqet e ngushta debatuan me njëra-tjetrën deri në skandal dhe dhunë fizike. Lea goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë. Debati nisi me ofendime dhe me krahasim duke i thënë njëra tjetrës ”Plehrë”.  Takimi që Orsiola pati me Donaton, solli shumë tensione në studio. Irisi nuk arriti ta përmbajë veten dhe nisi të bërtasi. Debati midis Irisit dhe Orsiolës, konkurrenteve të programit ka degraduar në momentin që u përfshiu edhe Lea, e cila në një moment e goditi ish-shoqen e saj të ngushtë. Tensionet midis  vajzave nuk ka ndaluar pa ardhur “Petro” që ishte edhe “shkaktari” për sherrin.