Tjetër skandal, pasi u jepnin ushqime të skaduara, qendra e PAK në Vlorë do nxirrte fëmijët në rrugë! KLSH: Do e shisnin tokën për pallat! Nisin hetimet

VLORË- Pak ditë pasi Report Tv, denoncoi realitetin brenda mureve të qendrës PAK (Qendra e Personave me Aftësi të Kufizuar) ku u shërbente fëmijëve me aftësi të kufizuara ushqime të skaduara, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet.

 Në vëzhgimet e Report Tv, me gazetarët Armand Xhelili dhe Adritatik Doçi u zbulua një skandal i kësaj qendre ku i shërbenin fëmijëve ushqime të skaduara dhe të pakontrolluara. Brenda mureve të këtij institucioni, nuk ishte thjesht zymtësia e lagështirës, aromave të rënda dhe realitetit makabër, madje përkundrazi ishte një sjellje monstruoze ndaj fëmijëve të strehuar në Qendrën PAK të cilët kishin plan për t'i nxjerrë në rrugë!

Sipas njoftimit të bërë nga Prokuroria e Vlorës, në fakt rezulton se skandali vijon me një tjetër skandal. Godina që u shërbente të miturve artikuj të pakonsumueshëm duke filluar që nga pulat e prishura e deri tek bulmeti i pakontrolluar në fakt kishte një tjetër plan, të cilin ashtu si aktin çnjerëzor do e bënin në heshtje. Drejtuesit e Qendrës PAK në heshtje, dyshohej se po përgatitteshin të tjetërsonin pronën, duke bërë që fëmijët të largoheshin nga vendi për t’u ndërtuar më pas objekte disa katëshe. Vëmendja e dhënë së paku parandaloi një fat edhe më të zi që ishte revervuar për fëmijët, të cilët sipas planit të marrë Qendra, do dilnin fillkat në rrugë. Gjithashtu në raportin e KLSH përmenden edhe ndryshimet në këtë truall: 

  • -         Pas vitit 2007 rezulton se është hapur një rrugë, e cila shërben si rrugë kalimi për banorët të cilët banojnë pas truallit objekt auditimi.
  • -         Në vitin 2011 rezulton se një subjekt privat ka fituar të drejta pronësie mbi sipërfaqen 29 m2, me anë të procesit të legalizimit. Kjo sipërfaqe është certifikuar në favor të subjektit privat në vitin 2017. 
  • -         Në vitin 2019 rezulton i lëshuar një vendim “Për kalimin në pronësi të objektit të ngritur para dt. 10.8.91 dhe të truallit të tij funksional”, me anë të së cilit janë fituar të drejta pronësie mbi truall.

Nisur nga kjo situatë e cila rrezikon tjetërsimin e kësaj prone të lakmuar në Lungomaren e Vlorës duke nxjerrë fëmijët e sëmurë në rrugë, KLSH ka urdhëruar marrjen e masave për nisjen e procedurave që kjo pronë ti shkojë bashkisë si aset, ashtu siç e parashikon ligji.

Përballë këtij skandali heshti dhe drejtori i AKU-së në Vlorë, Ani Binaj.  Report TV kërkoi të mësojë nëse AKU ka kryer kontrolle për cilësinë e ushqimeve, por AKU refuzoi kërkesën për informacion dërguar me postë elektronike.
Raporti i KLSH-së për skandalin në qendrën PAK: 

Pak ditë më parë ,nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dolën në dritë një sërë problematikash në Qëndrën e Personave me Aftësi të Kufizuar, duke nisur që nga abuzimet e firmës që kishte kryer punimet dhe deri te problemet me ushqimin për fëmijët me aftësi të kufizuar. Në raportin e KLSH-së duket se është zbuluar një skandal akoma më i madh ,ajo e tentativës për të zaptuar pronën dhe hequr fëmijëve për tu kthyer më pas në një vënd ku të ndërtohen pallate. "Bashkia Vlorë, rezulton se nuk ka kryer asnjë procedurë për të vijuar me regjistrimin e objektit në favor të saj, në kundërshtim me nenin 18, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, i cili parashikon setë gjitha pronat, të cilat u kalohen në pronësi njësive të qeverisjes vendore sipas këtij ligji, do të regjistrohen në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, me pronar njësinë përkatëse të qeverisjes vendore, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme" thuhet ndër të tjera në raport. Sipas raportit të KLSH-së, lënia si tokë "Shtet" për vite me radhë, ka bërë që sipërfaqa e qëndrës PAK të reduktohet ndjeshëm përgjatë viteve duke ju marrë një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes së saj . "Si pasojë e mos regjistrimit të truallit me nr. pasurie 24/1-T, kod unik 8602017041, në pronësi të bashkisë Vlorë dhe lënia për një kohë afësrsisht 15-vjecare në pronësi “shtet”, mbi këtë truall kanë ndodhur ndryshimet si mëposhtë, por jo vetëm:

-         Pas vitit 2007 rezulton se është hapur një rrugë, e cila shërben si rrugë kalimi për banorët të cilët banojnë pas truallit objekt auditimi.

-         Në vitin 2011 rezulton se një subjekt privat ka fituar të drejta pronësie mbi sipërfaqen 29 m2, me anë të procesit të legalizimit. Kjo sipërfaqe është certifikuar në favor të subjektit privat në vitin 2017. 

-         Në vitin 2019 rezulton i lëshuar një vendim “Për kalimin në pronësi të objektit të ngritur para dt. 10.8.91 dhe të truallit të tij funksional”, me anë të së cilit janë fituar të drejta pronësie mbi truall.

Nisur nga kjo situatë e cila rrezikon tjetërsimin e kësaj prone të lakmuar në Lungomaren e Vlorës duke nxjerrë fëmijët e sëmurë në rrugë, KLSH ka urdhëruar marrjen e masave për nisjen e procedurave që kjo pronë ti shkojë bashkisë si aset, ashtu siç e parashikon ligji. "Bashkia Vlorë (drejtoria e pronave publike dhe menaxhimit të aseteve) të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për përditësimin, inventarizimin, transferimin dhe regjistrimin e ndërtesës  dhe truallit në pronësi të saj. 

-Bashkia Vlorë (drejtoria juridike), pas përfundimit të procedurave të regjistrimit në pronësi të saj të truallit dhe ndërtesës , të marrë masa për nxjerrjen e një akti administrativ (vendim këshilli bashkiak) me qëllim kalimin e pasurisë në administrim të QZHPAK, për ushtrimin e funksionit për të cilën kjo pasuri është transferuar.

-Bashkia Vlorë në bashkëpunim me organet kompetente, të marrë masa për sistemin e kufijëve të pasurisë truall dhe të rrugës së krijuar në përputhje me dokumentet e planifikimit të territorit.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 14/04/2023 22:06

    Skandalet e bashkise Vlore nuk kane te sosur. Fatkeqesia me e madhe e qytetit te Vlores mbas vitit 97 ka emrin Dritan Leli. Ja ka lene amanet babai qe te vidhte sa me shume. Njeri koti dhe burre m....

    Përgjigju
  • Vlora: 14/04/2023 17:53

    Nuk besoj se eshte institucioni pronar i tokes ku eshte godina. As jep leje ndertimi objektesh shumekatshe e as ben legalizime e as pervetson pronat edhe sikur te doje. PAK eshte institucion nen varsine e bashkies vlore. Atje kerkoni skandale sepse ka me shumice.

    Përgjigju
  • Arber: 14/04/2023 13:03

    Shume mire qe denoncon skandalin dhe shume here me mire qe denocon edhe aferen e pretenduar , por mos i ler vend imagjinates , gjej fakte -e kush do te shiste truallin , kush ishte bleresi pretendent dhe kush do te ndertonte pallate . Sepse keto hamendesimet vetem "ngene ne kembe" prokuroret qe nuk perben lajm tashme , me zell te madhe fillojne hetimet dhe ne heshtje varri perfundojne ne mosfillim te ceshtjes . Thjesh te korrupuarit pagujne mirenjohjen dhe vazhdojne ku e kane lene . Prandaj investigoni si duhet sepse ne kete rrumpallen tone , ata qe kane ne dore te ruajne pronen publike ,kadastra me shoqe , jane te paret qe bejne rrush e kumbulla pasurite e te gjitheve per te mbushur xhepin e tyre . Kush i regjistron ponat shteterore dhe pse nuk i regjistron shteti pronat e veta kur Kadastra eshte organ i administrates shteterore ? Kush ka tagrin te tjetersoje pronen publike dhe si mund te shitet nje prone publike ? Kush i jep lejet e ndertimit dhe si jepen ato . Prandaj para se te besh tymnaje qe vetem prokurorise i hyn ne pune sa per te bere shanazhin e radhes , gjej me pare faktet nese ka ndodhur nje gje e tille dhe kush e ka bere kete afere.E ne rast segjate ketyre viteteve dikush ka guxur dhe ka gllaberuar traullin rreth godines , ata e kane nje emer tashme dhe gjithashtu edhe autore . Kush Cdo rast abizime ,ka autore qe gjithnje fillojne nga ata qe kane gurin

    Përgjigju
  • Bukari: 14/04/2023 12:37

    Bravo Olta vodhe mir e mir te vobektit dhe ne fund do e jepje per pallat jetimoren.ilace tu befshin baxhelle mutit

    Përgjigju
  • Gimi: 14/04/2023 11:16

    Bravo gazetareve qe nxjerrin lajme të tilla. Kjo tregon humanizmin e vlonjateve, shpirtin e mirë të burokrateve neper zyrat e shtetit. Shume e shume ngushte te tilla ka Shqiperia e vogel e cilan Nuk mbron njerezit e bute dhe pa shumë forca. Nderkohe qe ne lokalet në Bllok,te mbushura me kur.v.a e koka.inë., pijet paguhen shtrenjte, ka shume femije që s’kane as edhe nje gote qumesht ne mengjes.

    Përgjigju
    • Gimi Mazllumit: 14/04/2023 12:14

      O Gim koqekanari Shqiperia i ka ulur breket nga jugu ne veri prej korupsionit,me thuaj nje qytet ne shqiperi qe ska korupsion?!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari