Disa ditë më parë, deputeti i PD-së, Edi Poloka tha se non grata e Berishës është fshirë nga Trump dhe se është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare. Ndryshe nga Paloka, ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, tha se akoma nuk i është hequr nongrata Berishës, por se mund t’i hiqet.
Televizioni i Familjes Berisha, Syri Tv, ka shkuar më tej teksa dje ka raportuar se pas heqjes së non gratës nga SHBA, tashmë ka rënë edhe non grata britanike, duke iu referuar një takimi të Berishës me disa deputetë konservatorë britanikë në Tiranë.
“Ky është takimi i parë i këtij niveli për Berishën që prej dizenjimit korruptiv ‘non grata’ nga ShBA dhe Britania, duke treguar hapur se lobimet korruptive të Edi Ramës nëpërmjet Soros, nuk po ‘pijnë më ujë’ për partnerët ndërkombëtarë“, shkruan Syri.
![]()
Pas ceremonisë së Trump, Berisha po sillet sikur i ka fituar zgjedhjet dhe ka ardhur në pushtet. Duke imituar Trump, Berisha shpall çdo ditë nisma ligjore.
Kjo panoramë groteske pritet të zgjasë deri në 12 maj, kur demokratët të kuptojnë se janë sërish në opozitë, se po përdoren për hallet e një familje me 20 milionë euro pasuri të deklaruar, se non grata e SHBA dhe Britanisë së Madhe jo vetëm nuk janë hequr, por mund t’u bashkohet edhe disa vende evropaine. Ndoshta atëherë shumë demokratëve do t’u kujtohet mesazhi i Yuri Kim, e cila u bëri thirrje të mos hanin bar.
Komente


shiko si i ngjitet, eshte bere si ?
PërgjigjuO 600.000 a je mir nga trut ? ? ? Po ku i ka kta 600.000 mij a i ke par kur protestoin qē jepen me dron sa jan . Sjan as 600 veta se smeret mē njeri me hajdutin kriminel Sali Bajgēn. A e ke pa mor zotni sy peshkaqenin xen qē ska kap 1 dit pun me dor e po shētit Botēn me lekēt e vjedhura. Po te kto lek tē vjedhura jan dhe lekēt e tua mor hajdar qē vazhdon e do Sali Bajgēn. Amerika e Anglia tē bējn kot non grata si familje a i shkreti ti mor zotni pēr trurin qē paske.
PërgjigjuE ka njolle te vulosur nga dy shkalle gjykatash te Mbreterise se Bashkuar. Politikanet ne mbreterine Bashkuar shkojne dhe vijne, por gjykata mbetet gjykate dhe e ruan mire peshoren e drejtesise! Aq me teper qe Paditesi ka qene Saliu dhe barra e proves i bie atij ne sistemin e drejtesise anglo sakson qe te provoje qe s'eshte i korruptuar. Dhe dy vendime saktesojne pikerisht kete qe s'ka arritur te provoje pretendimet e tij!
PërgjigjuBerisha eshte shpallur non grata edhe ne Shqiperi . Plaku mere me gjithe plake po perpiqen per strehim politik ne Gjermani,por e ka te veshtire.
PërgjigjuSondazhi, Amerika thot, hajdut Europa thote hajdut Anglia thote hajdut. Ti kujt i beson ? Hajduti ngelet hajdut.
600.000 vota sme duken non grata.
Mos u tallni me popullin(20 milione pasuri) ato i ka vetem leke xhepi.
PërgjigjuThua ti 600 milion…ai ka vrare shqiptare