DURRËS – Pedagogë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë denoncuar skandalin, të cilin ata e krahasojnë me atë të kohës së komunizmit. Nëpërmjet një deklarate shpërndarë mediave, një pjesë e stafit pedagogjik kanë bërë të ditur se, pas përfundimit të procesit zgjedhor edhe në këtë Institucion rektori i zgjedhur z.Mit’hat Mema po hakmerret ndaj Personelit Akademik që ka votuar kundër tij.
Sipas informacioneve që pedagogët japin, duke filluar nga dita e djeshme më datë 27.03.2012, 15 pedagogëve ju është komunikuar transferimi për në Filialin e Peshkopisë, kjo në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë nr. 9741 dhe në kundërshtim të plotë me Statutin dhe rregulloren e Universitetit.
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, pedagogu Arif Murrja konfirmoi senë shkresën që i u është shpërdarë pedagogëve thuhet se do të bëhet riorganizim stafit akademik të universitetit.
“Deri më tani, e kanë marrë komunikimin 8 prej nesh, numër i cili mendohet të shkojë në 15. Dhe të gjithë pedagogët që po transferohen janë njerëzit që nuk e votuan Memën në kandidadimin e tij për rektorin e ri të universitetit “Aleksandër Moisiu””, deklaroi Murrja.
Sipas ligjit “Për arsimin e Lartë”, të drejtën për transferimin e pedagogëve e ka Këshilli Akademik i universitetit përkatës dhe jo rektori i tij.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com