Pas denoncimit të video- skandalit të korrupsionit të prokurorit Ardian Braho, prokuroria ka shoqëruar drejtuesin e emisionit 'STOP' Saimir Kodra.
Kodra është pyetur nga oficerët gjyqësore lidhur me denoncimin e transmetuar dhe videon ku dukej oficeri duke marrë ryshfet në emër të prokurorit.
Në video-skandalin e publikuar prokurori Ardian Braho përmes Oficerit të Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi merr shumën e 18 mijë euro, për të hequr urdhrin e bllokimit të një transferte bankare në shumën 120 mijë euro.
Ndërkohë që Kodra ka paralajmëruar një tjetër skandal. Drejtuesi i emisionit ka deklaruar se "Kam video për kryetar gjykate që ka kërkuar favore seksuale për një vendim.
Deri në Gjykatën e Lartë ka qenë ndërhyrja për ta zgjidhur çështjen”, tha ai.
/Shqiptarja.com