Skandali seksual i Jeffrey Epstein, jep dorëheqjen Acosta, sekretari i Punës në kabinetin Trump

Skandali seksual i Jeffrey Epstein, jep dorëheqjen Acosta, sekretari i Punës në kabinetin Trump

Sekretari i Punës në kabinetin e Trump, Alex Acosta, dha dorëheqjen pasi u përgojua në skandalin e seksit që përfshiu manjati Jeffrey Epstein.

Akuzat e bëra kundër Acosta janë ato që nuk kanë menaxhuar siç duhet disa raste të krimeve seksuale të kryera nga Epstein dhe biznesmenë të tjerë të pasur.

Faktet i referohen një dekade më parë kur Acosta ishte prokuror federal në Florida.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë e arritur në vitin 2008 në Florida, kohë kur zoti Acosta shërbente si një Prokuror i Përgjithshëm, i dha mundësi zotit Epstein të kryente vetëm 13 muaj burg me të drejtën për të marrë leje gjatë ditës.

Sipas marrëveshjes ai duhej të regjistrohej si një person që kishte kryer krime seksuale. Në një vendim të marrë më parë gjatë këtij viti një gjyqtar federal vendosi kundër kësaj marrëveshjeje.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg