Skandali seksual i priftërinjve, Kili kërkon informacione nga Vatikani

Skandali seksual i priftërinjve, Kili kërkon informacione nga Vatikani

Kishë në Kili

Prokurorët kilianë thanë në një deklaratë se ministria e jashtme e Kilit, nëpërmjet ambasadës së saj në Itali, kishte kërkuar nga Vatikani informacion lidhur me 9 anëtarë klerikë të akuzuar për abuzim seksual. Policia gjithashtu kontrolloi të martën zyrat e udhëheqjes së Kishës, pasi një prokuror tha se kishte për qëllim të kërkonte prova për akuzat e bëra për anëtarët e bashkësisë fetare të “Vëllezërit Marist”.

Por zyrtarët e Kishës refuzuan të komentojnë lidhur me këto akuza. Në një asamble të peshkopëve më parë këtë muaj, Konferenca Episkopale tha se ishte e angazhuar të bashkëpunonte me autoritetet civile për rastet e abuzimit. Një skandal i vazhdueshëm në akuzat për abuzim seksual brenda Kishës në Kili, ka bërë që Papa Françesku të fillojë një hetim që ka çuar madje edhe në dorëheqjen e disa peshkopëve dhe priftërinjve.

Gjithashtu prokurorët në Kili thanë se po hetojnë 38 raste të krimeve seksuale të kryera nga klerikët dhe laikët kundër të miturve dhe të rriturve. Ndërsa janë 73 persona nën hetim dhe 104 viktima, shumica e të cilëve ishin të mitur në kohën e abuzimit.

Ndërsa prokurori Raul Guzman u tha gazetarëve të martën se policia kishte mbledhur dokumente dhe kompjutera nga Konferenca Episkopale dhe kishte filluar të përpunonte informacionin. Prokurorët në Kili po kërkojnë dëshmi për të mbështetur akuzat për abuzim seksual nga klerikët që nuk janë raportuar në polici civile.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën