Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj është sot në seancë gjyqësore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për tu mbrojtur pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi ankimin e vendimit të KPK, që konfirmojnë lënien e saj në detyrë.

Në mbrojtjen që ajo bëri sot në gjykata denoncoi një skandal që e bën qesharak dhe e implikon vëzhguesin e ONM-së Theo Jacobs.

Sipas Elizabeta Imerajt Theo Jacobs në argumentimet e tij edhe në një denoncim në SPAK SPAK e-mail-in e një zonje e cila i shkruante Theo Jacobsit mbi disa ryshfete të supozuara të prokurores Imeraj.

Denoncuesja E.F ka disa pretendime ndaj Imerajt. Por në fakt bëhet fjalë për një grua e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

E.F ka punuar më parë në Ministrinë e Mbrojtjes por është për shkak të shfaqjes së problemeve. Që prej asaj kohe ia ka kushtuar denoncimeve.

Vitet e fundit ajo që qenë denoncuese në vazhdimësi të qindra personazheve publikë në vend, mediave etj etj. E.F shprehet në halucinacionet e saj se ka një listë me qindra personazhe ku nuk shpëtojnë drejtuesit e shtetit shqiptar, ambasadorët, artistë apo edhe politikanë të huaj si presidenti i Kinës Xi Jiping, duke e akuzuar atë si personin që e helmoi me koronavirus, apo edhe krijues e Facebook Mark Zuckebergun. Një prej denoncimeve të saj është se ka gjetur origjinën e virusit coronavirus.

“Jua them unë. Koronavirusi është eksperimentuar te mua në vitin 2019 kur Saimir Tahiri u mor i pandehur dhe buçe Valdrin Pjetri agjent i iranianëve u shkarkua nga drejtor i përgjithshëm i hipotekave. Pra është virus i krijuar në laboratorët e Kinës dhe më zgjodhën mua për të eksperimentuar dhe unë do denoncoj Xi Jiping dhe shtetin kinez për dëmin e shkaktuar dhe metodat e tyre eksperimentale me vaksina ndaj meje dhe çdo shtet që është përfshirë në këto eksperimente. Unë jam qenie njerëzore dhe jo kavia juaj perverse. Unë jam kundër vaksinave dhe kjo ndodhi dy ditë pas ditëlindjes së Ilir Metës i cili është agjent i kinezëve”, thotë ajo.

 E.F është bërë e njohur për institucionet shqiptare me denoncimet e saj por që ‘argumentet’ e saj të bëheshin edhe ‘argumente’ në gjykatë kjo nuk mendohej.

Jacobs ka referuar në SPAK disa muaj më parë një e-mail të E.F por më pas SPAK ka pushuar hetimet.