SPAK heton Safet Gjicin, pritet ta marrë në pyetje! Në kërkim të vajzës në video! U shantazhua prej 1 jave?! Asnjë denoncim

As dorëheqja dhe as shkarkimi nga qeveria, nuk do ta shpëtojë Safet Gjicin nga përballja me drejtësinë. Prokuroria e Posaçme që nisi hetimet kryesisht sapo u publikua në disa media online një video e ish-kryebashkiakut të Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, pritet të marrë në pyetje Safet Gjicin.

SPAK ka kërkuar edhe dëshminë e vajzës që shfaqet ne video së bashku me Gjicin, për të cilën ka dyshime se ka qenë ajo vetë që ka realizuar filmimin përmes një kamere të fshehtë të vendosur në çantën e saj. Burime për Report Tv thanë se vajza, fytyra e të cilës duket në video, është identifikuar, por teksa disa media shkruajnë se vajza është marrë në pyetje nga hetuesit, Report Tv nuk e konfirmon këtë informacion përmes burimeve zyrtare.

Skandali seksual po hetohet nga prokurorja Manjola Kajana, e cila ka nisur verifikimet për të parë përgjegjësinë penale të ish-kryebashkiakut në rastin konkret të shpërdorimit të detyrës, por edhe për të hetuar në lidhje me ndonjë kurth të ngritur ndaj tij për ta shantazhuar në këmbim të favoreve të tjera që mund të lidhen me detyrën e tij. Një pretendim të tillë e ngriti në mënyrë indirekte dhe vetë Safet Gjici në deklaratën e dorëheqjes shpërndarë në profilin e tij në Facebook, që pas skandalit vendosi të bllokojë komentet e qytetarëve në rrjet. Gjici tha se prej disa kohësh kishte lidhje intime me vajzën në fjalë, por foli për skenar politik nga kundërshtarët kur tha se e kanë futur në kurth dhe ai u tregua mendjelehtë të binte pre.

SPAK po heton për të zbuluar edhe personat e parë që kanë pasur në dorë videon dhe që e shpërndanë masivisht duke përfunduar e publikuar në disa media, por as në Report Tv e Shqiptarja.com që për arsye etike vendosën të mos e transmetojnë videon. Hetuesit po veprojnë të gjejnë dhe videon origjinale si dhe aparatin me të cilën është kryer filmimi.

Video që duket si filmim amator, mban datën 6 qershor, dhe dyshohet, siç pretendojnë disa burime të pakonfirmuara, që video të ketë qarkulluar prej një jave dhe  t’i jetë dërguar edhe ish-kryebashkiakut për ta shantazhuar përmes saj. Por nëse ka pasur apo jo dijeni se është filmuar duke kryer marrëdhënie në zyrë, përpara se video të shfaqej, kjo pritet të zbulohet kur vetë Safet Gjici të dëshmojë në SPAK.

Por deri tani – nga sa Report Tv mëson - nuk rezulton që Gjici të ketë bërë ndonjë kallëzim penal ndaj personave të tjerë që mund ta kenë shantazhuar me këtë video.

Për vajzën e videos, disa media online kanë shkruar shumë, duke nxjerrë edhe identitetin e pretenduar të saj. Disa e përshkruajnë agjente të SHISH të infiltruar në disa episode në një emision investigativ, e të tjera, thonë se vajza shfrytëzohet dhe mbrohet nga grupet kriminale për të krijuar marrëdhënie me persona të rëndësishëm, përfshirë politikanë, që më tej t’i vënë gjoba e t’i shantazhojnë.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 19/06/2023 08:11

    Kjo nuk eshte per hetim nga spaku. Ate thjesht kane dashur ta vjedhin se ka para.

    Përgjigju
  • Super Rota: 18/06/2023 10:00

    Ndoshta Gjicin e bën shembull për të treguar forcën të tjerëve që shantazhohen

    Përgjigju
  • Loto: 18/06/2023 07:36

    Po pse dhe me keto spak do merret? Po ta hetoj prokurori lokale. Spak te merret me dosjet e medha se ca u pa pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri