Megjithëse Report TV publikoi të henën, fotot e skandalit në Muzeun Marubi në Shkodër i përdorur për festë private nga drejtori këtij institucioni, ende nuk ka një veprim konkret ndëshkues nga Ministria e Kulturës.
Report TV për këtë skandal pyeti ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.
"Nuk ka patur leje nga Ministria. Po merren masat proceduriale për ta ndjekur më tej" shprehet Kumbaro.
Mbetet e paqartë se përse i duhet edhe më shumë kohë kësaj ministrije për të ndërmarrë veprime konkrete për këtë skandal në Muzeun Marubi.
Ndërtimi këtij muzeu i ka kushtuar 700.000 euro takspaguesve shqiptarë.
Nga fotot e siguruara prej Report TV tregohet se ambientet e këtij muzeu janë përdorur për një festë për nder të mikeshës së drejtorit Kristi Kola e cila aktualisht është anëtare e Këshillit Bashkiak.
Luçiano Bedeni drejtor i muzeut sëbashku me miqtë e anëtares së Këshillit Bashkiak të Shkodrës i kanë uruar largimin e saj drejtë Italisë, por në një ambient shumë të veçantë, në atë të muzeut ‘Marubi’ në Shkodër.
Por nga fotografitë e bëra duket qartë se brenda ambienteve janë përdorur pije alkoolike, ndërsa të rinjtë e ftuar në festë kanë kërcyer edhe mbi tavolinat e muzeut. Drejtori Bedeni i kontaktuar nga Report TV premtoi se do të dilte shumë shpejt me një deklatarë.
“Do të kem shumë shpejt një deklaratë për mediat”është shprehur Bedeni.
Ende deri këto momente drejtori Luçiano Bedeni nuk e ka bërë një deklaratë të tillë siç edhe premtoi.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO