TIRANË- GJKKO ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, duke e lehtësuar më tej. Kirurgu është liruar me garanci pasurore 20 milionë lekë të vjetra, si edhe i është bllokuar pasaporta, për të mos u larguar jashtë vendit. Masa u zëvendësua me "detyrim paraqitjeje".
Kjo masë ka ndryshuar të premten, por u njoftua vetëm ditën e sotme (11 Nëntor). Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, informon se Prokuroria e Posaçme nuk ishte dakord me kërkesën e mbrojtjes, duke kërkuar vijimin e masës, teksa pas vendimit të GJKKO do të ushtrojë ankim në Apelin e Posaçëm
Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”. Nën hetim dhe akuzë me masa të ndryshme janë edhe 7 mjekë dhe një biznesmen.
Skandali doli në pah gjatë muajit Shtator të këtij viti pas hetimeve disamujore të Prokurorisë së Tiranës dhe më pas SPAK-ut, teksa dosja kaloi për kompetencë dhe u urdhëruan arrestimet. Në fillim të Tetorit, GJKKO dha masat për të gjithë të dyshuarit, kurse hetimet po vijojnë.

Njoftimi i GJKKO për garancinë e mjekut Edmond Gashi
-
Pse nuk vuri si garanci shtepine e tij por vuri 20 ml te vjetra, a po ato kishte ne xhepi ate moment. Turp dhe marrje ne xhiro e popullit per drejtesine qe presi.Populli mendoj qe do qe keta hajdutet te paguajne ato qe na kane vjedh per tere jeten, tu sekuestrohet pasuria e jo ti futi ne burg se Ata prap ne do I ushqejme me taksat tona. Sekuestrohet dhe vetem sekuestro pasuriqe, I lini vetem shtepine qe i ka dhene xhaxhi Enver.
Përgjigju -
Kjo eshte drejtesia qe duam. Ne vend qe te denohet per ato leke qe ja ka marre ketij populli drejtesia qe duam i pranon si garanci ! dhe me e keqja nje shume kaq mikroskopike / qe po te doje ai mund te largohet se ato leke i ka si karamele xhepi ) por i paskan dhene dhe te drejten te vazhdoje punen seka nevoje akoma per ca leke.
Përgjigju -
Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit, por ata që kanë xhixhat janë edhe më të barabartë....edhe zyrtarisht liria u blika me xhixha...
Përgjigju -
Aha! Paska ndryshuar drejtesia posi! Si nuk doli nje gjykate me ndergjegjie qytetare! Mos i gezofshi ato leke qe keni marre prej ketij kasapi
Përgjigju -
Reforma e fuqishme????♂️
Përgjigju -
Ne vend qe ti kalbin ne burg kto kriminel,i lirojne...ato gjyqtar duhen var ne litar
Përgjigju-
"Garancine", mbase, e jep nga "kursimet" e rroges!
-







Komente
Komento