-
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO e liron kundrejt garancisë 2 mln lekë, Edmond Gashi rihap klinikën private fton pacientët të caktojnë vizitat
Nuk humb kohë. Tre ditë pasi GJKKO vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në detyrim me paraqitje kundrejt garancisë 20 milionë lekë të vjetra mjeku Edmond Gashi rinis punën në klinikën e tij private. Gashi:Jam gati t'ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon
12 Nëntor 2024, 12:51 -
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë
GJKKO kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, duke dhënë "detyrim paraqitjeje", bllokim pasaporte dhe garanci pasurore. Prokuroria nuk ishte dakord, do ankimojë për masën e mëparshme. Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”
11 Nëntor 2024, 13:55 -
Hetimi për Onkologjikun, Gjykata e Lartë refuzon Apelin! Zv.Drejtoresha dhe specialistja në një dosje
Ish zëvendësdrejtoresha e Spitalit Brikena Qirjazi dhe specialistja Drilona Kishta te akuzuara par keqadministrimin e burimit të “Kobaltit” do të vijojnë të hetohen në një dosje me mjekët dhe grupin e të akuzuarve se linin pa ilaçe dhe pa shërbim pacientët me tumor në shtet dhe i detyronin të shkonin në privat.
9 Nëntor 2024, 17:45 -
Skandali te Onkologjiku/ Apeli i GJKKO i heq masat e sigurisë ish-zv.drejtoreshës së QSUT dhe administratorit të klinikës private! Detyrim paraqitje për farmacistin Marku
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka ndryshuar pjesërisht masat e sigurisë për mjekët e akuzuar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik
18 Shtator 2024, 13:50 -
Dëshmitë nga Onkologjiku/ Historia e Xhemalit, 14 operacione në kokë brenda vitit prej tumorit në lëkurë: Doktori më çoi në klinikën e tij, në pritje të brakiterapisë
Report TV sjell historinë e një 68-vjeçari që ka kryer 14 operacione brenda vitit në kokë, për shkak të diagnozës me kancer lëkure. Xhemal Bardhoshi thotë se për shkak të mungesës së shërbimit në spitalin Onkologjik është detyruar të shkojë nëpër klinikat private të vendit, një ndër ta edhe te Doktor Edmond Gashi, i cili tashmë është në hetim nga SPAK.
12 Gusht 2024, 12:05 -
Skandali Onkologjikut, GJKKO lë në fuqi masat për 7 të akuzuarit! Arrest shtëpie për mjekun Gashi, avokati: Ka 50 pacientë në pritje për kurim
Gjykata e Posaçme ka lënë më fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe të akuzuarit e tjerë të dosjes Onkologjiku. Mjeku Edmond Gashi do të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa avokati tha se kërkuan masë më të lehtë, pasi ka 50 pacientë me tumor në pritje për kurim.
24 Korrik 2024, 11:01 -
Skandali te Onkologjiku, SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve! Të mërkurën njihen me masat në GJKKO
Mjekët dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik, të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin të mërkurën para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat e sigurisë. Po ashtu SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe astetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror
22 Korrik 2024, 10:51 -
SPAK nis hetimet për skandalin te Onkologjiku! Kërkon vlerësimin e masave të sigurisë në GJKKO, ja akuzat
2 mjekët e onkologjikut, drejtues të tyre e farmacistë të dyshuar se bënin pazar me jetën e të sëmurëve me tumor, pritet të dalin sërish para gjykatës, për t’iu vlerësuar masa e sigurisë tashmë që hetimet ndaj tyre i mori në dorë SPAK.
18 Korrik 2024, 12:51 -
Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencë, ia kalon dosjen SPAK-ut
Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për sa i përket hetimit për skandalin tek spitali Onkologjik. Ko dosje mësohet se është transferuar ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme, për hetime më të thelluara pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal
14 Korrik 2024, 12:11 -
Pazar me pacientët me tumor, ja 13 pasuritë e kirurgut të Onkologjikut, Edmond Gashi! Dyqane, dy biznese dhe apartamente
Edmond Gashi, kirurgu i Onkologjikut që u bë i famshëm pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, rezulton të ketë mbi 13 pasuri të ndryshme në Tiranë, pasuri këto që kanë ngjallur dyshime mbi burimin e të ardhurave financiare të doktorit.
6 Korrik 2024, 10:21 -
Pacientët me tumor orientoheshin drejt klinikës së tij private! Flet Mjeku Gashi: E bënin vetë zgjedhjen! S'e kuptoj këtë mllef të pakuptimë
Mjeku Edmond Gashi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me hetimet e nisura nga prokuroria e Tiranës por dhe atë që e quan ‘sulm mediatik’ që po i bëhet. Gashi kërkon hetim të plotë dhe si funksionon Onkologjiku ndërsa shton se qindra pacientë e kanë shkruajtur dhe falenderuar këto ditë
29 Qershor 2024, 09:31 -
'3100 euro, operacioni dhe biopsia në klinikën e doktor Mondit' Një paciente flet për Report Tv: Dola nga spitali me tubat që kullonin plagët
Report Tv ka siguruar dëshminë e një pacienteje me tumor e cila ka bërë analizat e biopsisë dhe operacionin tek Klinika “Megis’ në pronësi të mjekut onkolog Edmond Gashi i cili po hetohet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
28 Qershor 2024, 13:59 -
‘Onkologjiku’/ Tjetër akuzë për mjekun Edmond Gashi, theu ‘arrestin e shtëpisë’ e shkoi te restorant ‘Ke Liqeni’! Në hetim edhe pronari lokalit, i fshehu kamerat policisë
Policia e Tiranës mori informacion se mjeku Gashi e kishte thyer masën "arrest në shtëpi" dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit. Burimet bëjnë me dije se Gashi s'është gjetur në lokal, por në banesë, megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokalit
28 Qershor 2024, 07:40 -
'E ka dorën pak të rëndë...' Qytetari tregon eksperiencën e keqe tek klinika e doktor Mondit! I nxorën analizat mirë, në Itali zbuluan tumori malinj
Dashnor Dosti tregon eksperiencën e tij të keqe me mjekun Edmond Gashi në klinikën e tij Megis 7 vite më parë. Atëherë kur bashkëshortja e tij konstatoi se kishte një gjëndër në gjoks.
27 Qershor 2024, 22:32 -
VIDEOLAJM/ Zhvatnin pacientët me tumor, mjeku Edmond Gashi ikën me vrap nga gjykata i pashoqëruar nga polici! Doli nga dera e gjyqtarëve
Pas përfundimit të seancës, mjeku Gashi ka dalë nga ana tjetër e pasme gjykatës, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, për të shmangur përballjen me gazetarët dhe ia ka futur vrapit.
27 Qershor 2024, 12:37 -
Dosja e Onkologjikut, Gjykata lë në fuqi masat, pezullohen mjekët! Doktoresha Pere: Hetoni spitalet private! Debat me gazetarët: Më keni shëmtuar fotot! Gashi ikën vrap (VIDEO)
Gjykata vlerësoi të ligjshëm masat e sigurisë për 7 mjekët e spitalit Onkologjik dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët prokuroria i akuzon për shpërdorim detyre, pasi abuzonin me medikamentet dhe procedurat për mjekimin e të sëmurëve me kancer. Ministria e Shëndetësisë i pezullon nga detyra
27 Qershor 2024, 10:16 -
‘Onkologjiku’ në hetim, Report Tv në pavion, pacientët në radhë për shërbim! Një e sëmurë në spital për herë të parë: Mungon ilaçi (Bari Phesgo edhe në dosje)
Teksa prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për dosjen “Onkologjiku” Report Tv këtë të mërkurë ishte pranë spitalit për të sjellë disa nga përjetimet dhe eksperiencat e pacientëve me sëmundje tumorale, që edhe këtë mëngjes, i gjejmë në radhë për të marrë shërbim.
26 Qershor 2024, 19:17