SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën (Kontratat, hetimi i ri amerikan)

SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën (Kontratat, hetimi i ri amerikan)

Pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, kontrata të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë provuan se Partia Demokratike e Shqipërisë kishte paguar përmes parajsave fiskale, nga llogari të kontrolluara nga shtetas rusë, një firmë lobimi amerikane për të asistuar në fushatën e saj.

Skandali asokohe u publikua fillimisht nga revista investigative amerikane “Mother Jones”. https://www.motherjones.com/politics/2019/06/the-head-of-albanias-conservative-party-faces-criminal-charges-and-an-ex-trump-aide-is-involved/ Mbi provat e publikuara nga revista në fjalë, Prokuroria Shqiptare nisi një hetim për krime financiare pasi pagesa prej 650 mijë USD e raportuar në kontratat zyrtare nuk ishte pasqyruar në deklaratën e depozituar nga PD-ja në KQZ. Përfundimisht, drejtësia shqiptare pushoi hetimin, duke e nxjerrë Bashën të pafajshëm në këtë aferë, mbi bazën e të cilës disa ish-këshilltarë të Trump u dënuan penalisht, duke përfunduar disa prej tyre në burg.

“Sonoran Policy Group” ishte një prej firmave që asokohe kishte përfituar nga shuma e paguar prej shtetasve rusë për dobi të PD. Lidhja e tyre me Bashën dhe interesi i tyre në përballimin e këtyre shpenzimeve për llogari të PD nuk mundi të zbulohej plotësisht. Megjithatë, marrëdhënia e PD me “Sonoran” duket se nuk është ndërprerë. Bazuar në ligjin amerikan, kompanitë lobuese duhet të depozitojnë çdo vit kontratat e tyre në Departamentin e Drejtësisë dhe nga një kërkim i realizuar në FARA (Foreign Agents Registration Act), faqja në të cilën publikohen këto kontrata, gjendjen tre kontrata të lidhura në 2018, 2019 dhe 2020 nga PD me këtë kompani, për një total prej 140 mijë dollarësh. Për të kuptuar nëse këto para do të deklarohen si shpenzim fushate nga ana e PD, për këtë duhet pritur deklarata e ardhshme që demokratët do të duhet të depozitojnë në KQZ përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Aktualisht, është mbetet e paqartë nëse kjo shumë është paguar direkt nga të ardhurat e PD apo nga mirëbërës të tjerë.

Ajo që është e qartë, është që “Sonoran” është një kompani me shumë probleme, e përfolur dhe e hetuar disa herë nga agjencitë federale në SHBA për shkak të lidhjeve të saj kriminale. Së fundmi, kompania në fjalë ka lidhur një kontratë shumë problematike, me një vlerë të përgjithshme prej 3.05 milionë USD, nga të cilat 2 milion USD fitim direkt, me Reinaldo Munez Pedrosa. Pedrosa është aktualisht Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, një shtet nën regjimin diktatorial të Nicolas Maduros, i vendosur nën sanksione të rënda nga ana e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian dhe i konsideruar si lider jolegjitim i Venezuelës për shkak të vjedhjes së përhapur e të provuar të zgjedhjeve të fundit presidenciale. Në deklaratën e depozituar në FARA, Pedrosa, i cili përpos të qenit prokuror është edhe një biznesmen i rëndësishëm, pranon qartësisht se kompania që paguan shërbimet për “Sonoran” kontrollohet nga shteti dhe paguan për të bërë shërbime për Karakasin zyrtar.

Kontrata, e cila mund të gjendet në linkun – https://efile.fara.gov/docs/6787-Exhibit-AB-20200124-1.pdf parashikon asistencë për të xhiruar grupin e sanksioneve në fuqi në mënyrë që të depërtojë në mënyrë ilegale në tregun amerikan.

Senatori republikan i Floridës, Rick Scott, i shtyrë nga këto relevacione kërkoi një hetim mbi aktivitetet e Pedrosës në Amerikë në mars të 2020-s. https://www.floridadaily.com/rick-scott-feds-should-investigate-lobbying-firm-working-for-maduro-regime/

Interesant është fakti që shuma në kontratën midis “Sonoran” dhe Venezuelës nuk është përballuar nga kompania venezueliane, por nga dy persona anonimë.

I pari, një person me emrin Fang Ming, me shumë mundësi pseudonim, është një njeri që figuron në skandalin e “Panama Papers”, për lidhjet e tij me parajsat fiskale përmes 4 entiteve të drejtuara prej tij. https://offshoreleaks.icij.org/nodes/43399

E dyta, është një kompani kineze, Changfa Trade Ltd, e cila figuron e regjistruar në regjistrin tregtar të Hong Kongut. Megjithatë, asnjë pronar i firmës nuk është i njohur dhe duket se firma është krijuar posaçërisht në vitin 2018 për të paguar 3 milionë dollarët. https://opencorporates.com/companies/hk/2758333

Deri në 2018, në periudhën 2010-18 kompania ka vepruar me një tjetër emër, JC Future Trade Ltd. Një faqe e mbetur (residue) në internet jep vetëm një kontakt të thjeshtë për të arritur në këtë kompani, e cila nuk është e arritshme as përmes kontaktit që liston numrin dhe emailin e një personi të quajtur Catherine Tse. https://www.jc-future.com/About_Us.html

Ky nuk është skandali i vetëm në të cilin “Sonoran” është përfshirë. Faqja e specializuar që ndjek të gjitha kontratat e lobimit në SHBA, “foreignlobby.com”, ofron edhe dy kontrata të tjera veçanërisht të dyshimta të fituara.

E para, lobimi për llogari të biznesmenit algjerian, Ali Haddadi, i cili pagoi 10 milionë USD për lobim, edhe pse është aktualisht në burg i dënuar me 18 vite heqje lirie për korrupsion. https://www.foreignlobby.com/2020/07/29/jailed-algerian-tycoon-hires-trump-connected-lobbyist-for-10-million/

E dyta, një kontratë prej 450 mijë dollarësh nga shteti i vogël amerikanoqëndror i El Salvadorit, Nayib Bukele, për të cilin përflitet se ka bërë një marrëveshje me bandat mafioze që operojnë sasi të mëdha narkotikësh dhe drejtojnë trafikun e qënieve njerëzore drejt SHBA-ve. Burimi BBC – https://www.bbc.com/neës/ëorld-latin-america-54192736 dhe https://www.foreignlobby.com/2020/10/27/el-salvador-hires-former-clinton-aide-after-trumpëorld-hire-comes-under-fire/

Duke u rikthyer në kontratën e lidhur me Bashën ngrihet një tjetër shqetësim i ligjshëm. Kontrata me “Sonoran Group” parashikon asistencë për takimet e PD në Uashington dhe asistenca të tjera të paspecifikuara për nevojat e kësaj partie. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Megjithatë, “SG” paguhet gjithashtu për të asistuar në formulimin e strategjisë së PD në lidhje me narkotikët. Kjo nuk është një strategji që Basha po harton për mënyrën se si do të luftojë këtë fenomen në vend nëse do të fitojë zgjedhjet ose nëse është e tillë, ajo nuk është prezantuar asnjëherë gjatë 3 viteve të fundit. Dyshimet e bazuara mbi paragrafin ku lexohet qëllimi i kontratës janë se përmes “Sonoran Group”, Basha ka tentuar t’i japë një dimension ndërkombëtar akuzave të tij për drogën, duke tentuar të përbaltë Shqipërinë për përfitime politike. Kontratat e lidhura midis Bashës dhe “Sonoran” mund të gjenden në këto tre linqe zyrtare të Departamentit të Drejtësisë./ LEXO.AL

     

1. https://efile.fara.gov/docs/6399-Exhibit-AB-20200320-40.pdf
2. https://efile.fara.gov/docs/6399-Exhibit-AB-20190612-28.pdf
3. https://efile.fara.gov/docs/6399-Exhibit-AB-20180612-19.pdf

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja