REPORT TV ka zbardhur të tjera detaje nga e kaluara kriminale e Altin Ndocit, që zbulojnë edhe një skandal në sistemin shqiptar të drejtësisë. Altin Ndoci i arrestuar në vitin 2015 për disa vepra penale arriti që të dilte nga burgu falë manovrave të drejtësisë pas 4 vitesh. 

Në 2015 ai u arrestua për 6 vepra penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake", "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta", "Mbajtje pa te drejte e uniformes", " Mosbindja ndaj urdherit te punonjesit te rendit publik", "Sigurimi i mjeteve per vjedhje", "Vjedhjes". Por gjykimi i shkurtuar dhe paraburgimi i dhanë lirinë Altin Ndocit pasi bëri vetëm 4 vite burg.

Shkalla e parë e gjykatës së Tiranës e dënoi me 13 vite burg, por duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit përfundimisht u dënua me 8 vite. Ndoci nuk u ndal me kaq dhe e apeloi vendimin në 2017. Ndër argumentet që përdori Ndoci ishte edhe pretendimi i tij se ka pasur dhe probleme të rënda shëndetësore. Trupa gjykuese me Valdete Hoxhën kryesuese dhe anëtarë Genti Shalën e Astrit Haxhialushin vendosën që të ulin dënimin nga 8 vite burg në 6 dhe me uljen e 1/3 si përfundim u la të kryente 4 vite burg.

Ai u arrestua në 2015 dhe doli nga burgu pas 3 vite, kjo pasi 2 vite në paraburgim i quajtën tre për shkak se në paraburgim iu llogariturën me 1 ditë e gjysëm dhe një vit që më bëri pasi vendimi mori formën e prerë. Kështu gjykimi i shkurtuar dhe paraburgimi i dhanë lirinë Ndocit. Por nga dosja është zbuluar që Altin Ndoci kamuflohej si punonjës i ministrisë së Financave duke mbajtur në xhamin e parë të makinës tabelën me mbishkrimin e këtij dikasteri, ndërsa iu gjetën asokohe edhe dy radio policie. 

(Kliko ketu per te lexuar vendimin e gjykates se Apelit)