Skandali/U kap me 1 t drogë,si u
lirua një nga vrasësit e Begallës

Skandali/U kap me 1 t drogë,si u<br />lirua një nga vrasësit e Begallës<br>
TIRANE - Policia arrestoi dy persona për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Autori është Denis Demiri, ndërsa Ardian Serezi u arrestua si bashkëpunëtor në vrasje. Serezi është ish-efektiv policie. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar në 2014 si i përfshirë në trafikun e një ton kanabisi në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

PD akuzoi se Ardian Serezi, që ishte drejtuesi i kamionit me një ton hashash ishte një i njohur i Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm. “I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm. I ndaluari, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm"deklaronte asokohe Noka. 

Si u lirua nga burgu Ardian Serezi
Sot Ardian Serezi u arrestua së bashku me Denis Demirin për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Por skandaloz është fakti se pavarësisht se u kap me një ton kanabis në 2014, Ardian Serezi beri vetem 3.5 vite burg. Report Tv ka siguruar vendimet e gjykatave. Në datë 15.10. 2015 Serezi është shpallur fajtor duke u dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me 9 vite burg, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht 6 vite burg, ndërsa në datë 21.12.2015 vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Bazuar te dy vendimet e gjykatave, Ardian Serezi sot duhet të ishte pas hekurave për të vuajtur dënimin për trafik droge, por është liruar me kusht, pasi bëri më shumë se gjysmën e dënimit 3.5 vite (llogaritur edhe periudhën nga momenti i arrestimit në 2015 deri në shpalljen e vendimit në tetor 2015).vendimi 1

 

 

 

 

 

 

 

 

 


vendimi 1

vendimi 1


 

 

 


Vendimi gjykatës se Shkalles se pare Gjirokastër

apeli 1

apeli 2

apeli 3

apeli 5
Vendimi Gjykatës Apelit Gjirokastër

d.b/shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje