TIRANE - Vëllai i Ndrea Prendit, Nikoll Prendi, banues në Reps të Mirditës, prej kohësh nxirrte skrap në burgun e Spaçit dhe Galeritë e tij, zonë e  shpallur monument kulture. Sinjalizimi u bë ndërsa ata punonin, nga shkrimtari dhe analisti Fatos Lubonja, i cili ishte në vendngjarje së bashku me fotografen zviceriane Barbara Haussamman.


Lidhjen vëllazërore të Nikoll Prendit me Ndrea Prendin e konfirmojnë për gazetën burime pranë drejtorisë së policisë së Lezhës, të cilët saktësojnë se në vendngjarje 58-vjeçari Nikoll Prendi u gjet së bashku me pesë punëtorë të tjerë, ndërsa dëmtonin ambjentet e burgut dhe galeritë.


Njoftimi zyrtar i policisë thotë se nga operacioni i zhvilluar është bërë i mundur arrestimi i personave përgjegjës, ndaj të cilëve ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë nën akuzën e shkatërrimit të pronës. Pashk Lleshaj - 65 vjeç, Zek Kol Koca, Pal Ndrec Nikolli - 38 vjeç, Ilir Tuci - 31 vjeç, Marin Merfana - 18 vjeç dhe Nikoll Prendi - 58 vjeç, që të gjithë banorë të Repsit, Mirditë.

spac me logoPas njoftimit të policisë së Mirditës, ku  u përmend emri i 58-vjeçarit Nikoll Prendi, banor i Repsit, reagime të menjëhershme  kanë ardhur nga Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve. Ndër këto reagime, Fatos Lubonja, një prej ish të dënuarve të regjimit komunist, i cili vuajti dënimin në burgun e Spaçit,  theksoi se policinë e kishte njoftuar vetë ai, pasi ksihte parë batërdinë që po ndodhte në vend.

Anëtarë të tjerë të forumit, hodhën menjëherë idenë se duhej bërë një inspektim në vendngjarje e duhej tërhequr vëmendja e opinionit publik për shkatërrimin e radhës në një monumenti unik të trashëgimisë tonë historike.
(Foto lart: Nje tufe shufrash hekuri nxjerrë nga shtyllat e betonit, që janë thërmuar)


BURGU MUZE
Ish-burgu i Spaçit është shpallur katër vjet më parë monument kulture, ku me vendim të qeverisë ka kaluar si institucion nga Ministria e Mbrojtjes në varësi të Ministrisë së Kulturës. Tashmë Burgu i Spaçit konsiderohet si Qendër Muzeale e Kategorisë së Dytë. Në muajin qershor me rastin e projekteve të 100-vjetorit të Pavarësisë, kryeministri Sali Berisha deklaroi se Burgu i Spaçit do të kthehet në një muze të vizitueshëm. Kryeministri i la detyrë ministrit Aldo Bumçi që të përgatisë projektin, i cili tashmë është gati dhe autori që ka fituar këtë projekt është Latif Lazimi. Autori i këtij projekti ka parashikuar rikonstruktimin e rrugës së shkatërruar që të çon nga autostrada deri te zona e Burgut, që shtrihet në formën e një kompleksi ngritur në një zonë të thepisur malore. Ndaj në projekt është menduar që të rregullohen rrugët dhe të punësohen kujdestarë dhe punonjës të muzeut për mirëmbajtjen dhe funksionimin e tij, ku pritet të ngrihet edhe stafi që kujdeset dhe menaxhon muzeun. Në godinat gjysmë të rrënuara është menduar që të ruhen të gjitha gjurmët dhe elementët ekzistues, që sipas projektit të muzeut të shërbejnë si dëshmi e gjallë e persekutimit çnjerëzor të bërë gjatë komunizmit.                                                  

 Projekti parashikon restaurimin e objektespac me logo1ve ekzistuese, përfshi edhe të godinave, ku në njërën prej tyre do të ndërtohet edhe godina muzeale. Në mjediset e saj ish-të burgosurit që kanë ruajtur relikte dhe paraardhësit e tyre të sjellin për t’i ekspozuar, ku ndër to do të ketë rroba, enë, gjëra të shkruara, piktura apo skulptura, objekte interesante për ata që nuk e kanë njohur kohën dhe ato çfarë kanë ndodhur aty. Sipas arkitektit, i cili ka projektuar edhe një monitor ku vazhdimisht do të shfaqen skena nga xhirimet dhe filmimet nga koha kur ambienti funksiononte si burg, “atje do të kthehet edhe energjia elektrike dhe uji, të cilat që nga viti 1988 e deri më sot nuk janë më, sepse lidhjet elektrike dhe tubacionet e ujit janë dëmtuar”.

PREMTIMI I KRYEMINISTRIT BERISHA
Në muajin qershor të vitit 2012 kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Kulturës që ministri Aldo Bumçi të paraqes në qeveri kërkesën për ndërtimin e Muzeut Historik të Spaçit. “Ministria e Turizmit Kulturës dhe Sporteve duhet të sjellë në qeveri vendimin për ngritjen e Muzeut të Spaçit”, tha Berisha. Megjithatë prej katër vitesh gjendja është kjo: kanë ngelur disa godina me disa kate, ku mungojnë dyert dhe dritaret. Hyrjet e galerive të minierave janë bllokuar, ndërsa rrethimet me tela me gjemba nuk ekzistojnë më, sepse prej kohësh janë grabitur e kanë shkuar për skrap. Burgu i Spaçit, edhe sot e kësja dite ende nuk ka asnjë restaurim, ndërsa prej vitesh mban statusin e njëjtë të ruajtjes me të gjitha monumenteve të kulturës që gjenden në Shqipëri.


(Foto lart: Njëri nga ballkonet e katit të parë të njërës nga ndërtesat i shkatërruar tërësisht)


ndrea prendi
(Foto: Ndrea Prendi ne gjykaten e Tiranes,  ne momentin kur u shpall i pafajshem, javen e kaluar)

spac me logo fatos lubonja
(Foto: Fatos Lubonja gjate vizites ne Spaç, 2012)

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)