Skautistë nga Belgjika kanë sjellë një kulture të re në Lezhë. Nëpërmjet vullnetarizmit ata tentojnë të eksplorojnë vende të veçanta.
 
Fshati Fishtë në Lezhë duket se i përmbushi pritshmëritë skautistëve belg. Mikëpritëse e  këtyre të rinjve u bë ferma e Mrizit.
 
Në këtë fermë që ndodhet në Fishtë të Zadrimës, skautistët kryen punë të ndryshme në bujqësi, në objekte sociale si dhe për mbrojtjen e natyrës.
 
Për secilin prej tyre, kjo eksperience ishte e jashtëzakonshme, të cilën do ta ndajnë me miqtë e tyre sapo të kthehen. 
 
Ka qenë e mrekullueshme eksperienca me të rinjtë belg që sollën në Lezhë diçka ndryshe, por për Altin Prengën ky është edhe një mesazh për të rritur vullnetarizmin tek të rinjtë e zonës.
 
Në ditët në vijim grupi i skautistëve do të udhëtoj drejt Vlorës dhe Beratit për tu bërë pjesë e punëve të ndryshme në këto zona.
 
Mbresat e 4 skautistëve në Shqipëri
  1. Pasi kemi shtegtuar në vende te ndryshme kemi menduar që të bëjmë pjesë të eksperiencës tone edhe Shqiperine. Ferma ku jemi vendosur këtu në Fishtë është ideale ashtu si edhe natyra e zonës, ndaj ka qenë argëtuese ta zhvillojmë këtu vullnetarizmin tone. Jemi munduar te bëjmë dicka ndryshe dhe kjo eksperience ishte e jashtëzakonshme në një vend te jashtëzakonshëm, ndaj sapo te kthehem ne vendin tim do ta ndaj kete eksperience me miqte dhe te njohurit e mi.
 
  1. Ne bëjme pune te ndryshme qe na japin mundesi te eksplorojmë vende dhe natyren e tyre. Gjeja e pare per te cilen na kane folur sapo kemi hyre ne Shqipëri ishte ferma e Mrizit ketu ne Fishte të Lezhës, ndaj edhe deshira jone ishte te njiheshim me kete zone dhe kete vend qe sigurisht eshte ashtu sic na kishin thene. Ishte vertete kenaqesi qe vullnetarizmin tone e zhvilluam pikerisht ne kete zone.
 
  1. Vizitat tone ne vende si Shqiperia kane per qellim ndihmen ndaj njerezve, por edhe per te takuar njerez si Altini. Ketu kemi perjetuar nje ndjesi te bukur, ndersa une do te veçoja vjeljen e domateve krahas te tjera puneve qe kemi zhvilluar gjate ketyre diteve. Dua te vecoj ketu edhe gatimet, ishin vertete shume te vecanta.
 
  1. Ne bejme pune te ndryshme sipas nevojes qe ka zona ku ne vendosemi, keshtu sic po bejme edhe ne Fishte. Ajo qe me ka bere pershtypje dhe qe eshte ndryshe me vendin tim eshte fakti se ketu njerezit na japin respekt te vecante edhe pse nuk na njohin. Kete ndjesi do ta kem me vete si suvenir shqiptar.
 


dy.b/shqiptarja.com