Skeda/ Çfarë përfshin marrëveshja
e kufirit Kosovë – Mal i zi

Skeda/ Çfarë përfshin marrëveshja<br />e kufirit Kosovë – Mal i zi
Por çfarë përmban marrëveshja për demarkacionin vija kufitare midis Malit të Zi dhe Kosovës. Sipas mediave, Kosova humb disa zona kadastrale e ato janë: Kuqishtë, Haxhaj, Jashanicë, Lipë, Novosellë dhe Jabllanicë.

Më 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror mes tyre. Presidenti Hashim Thaçi, atë kohë ministër i Punëve të Jashtme u shpreh se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sipas partive opozitare Kosova nga ky proces humbet rreth 12 mijë hektarë tokë, ndërsa qeveria është e bindur se nuk humbë asnjë metër katrorë. Draft-marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi përmban 12 nene të cilat rregullojnë çështjen e kufirit të këtyre dy shteteve.

Në hyrje të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes Malit të Zi dhe Kosovës thuhet se ajo ujdi arrihet “Duke dëshiruar zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira miqësore dhe fqinjësore”. Në nenin e dytë përcaktohen dokumentet mbi të cilat janë caktuar pikat e kufirit.

“Kufiri shtetëror në mes palëve shtrihet nga pika e tre kufijve Mali i Zi, Republika e Kosovës e Serbisë në pjesën veriore. “Ndërsa në nenin 12-të dhe atë të fundit të kësaj marrëveshjeje thuhet se
“Kjo marrëveshje i nënshtrohet ratifikimit dhe hyn në fuqi pas shkëmbimit të njoftimeve me shkrim, , me të cilën palët njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore për hyrjen e saj në fuqi”.

Çështja e Demarkacionit është një test për Kosovën pasi është përcaktuar nga unioni si një ndër kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri