Skeda e Cukalit: I hetuar për armëmbajtje pa leje e shitje droge

Në 2005, mori peng një person për 100 mijë euro 

Gjergj Cukali të cilin e shihni në foto, është një nga personazhet më të njohur për policinë e kryeqytetit gjatë dekadës së fundit. Ai është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si shitje e shpërndarje lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje etj.
Por Cukali është bërë i njohur në vitin 2005, kur së bashku me pesë persona të tjerë, si Durim Gurzi, 

Florian Metalla, Ledio Lito, Eduart Skuka, dhe Ilir Kodumi, rrëmbyen dhe mbajtën peng për një sasi prej 100 mijë eurosh Fatjon Demirlikën.
 
Ndërhyrja e forcave Speciale RENEA, bëri që Demirlika, të lihej i lirë ndërsa pesë persona pjestarë të grupit. Prej tyre arriti të shpëtonte vetëm Durim Gurzi, i cili u arrestua tri vite më vonë. Ky i fundit gjithashtu është dënuar për vrasjen e shokut të Fatjon Demirlikës, Edrino Shimës, si dhe plagosjen e Lorenc Teranajt, dhe Elton Taushllarit.
 
Ndërkaq në vitet 2012 dhe më herët, Cukali është arrestuar me armë pa leje të markës “Glock”, hera e fundit për të cilën Cukali është shoqëruar në polici, ka qenë viti 2015, kur ai është kapur me një armë gjuetie shotgan.
 
Pavarësisht se ai u kap me armë gjahu, ai nuk u ndaluar pasi arma ishte me leje ndërsa shotgani iu bllokua.
 
Ndërkaq në verën e vitit të kaluar, policia kufitare e Durrësit bllokoi dy motorë uji një prej të cilëve ishte në pronësi të Gjergj Cukalit, ndërsa tjetri ishte në pronësi të një miku të tij.
 
Të dy motorët e ujit, u bllokuan dhe u sekuestruan nga policia pasi asnjë prej tyre nuk kishte dokumentacion të rregullt.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë