Skeda/ Lufta e Berishës ndaj Azem Hajdarit, nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës  

Skeda/ Lufta e Berishës ndaj Azem Hajdarit, nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës  

Sali Berisha dhe Azem Hajdari

TIRANË- Teksa besueshmëria dhe serioziteti i Foltores mori një goditje të rëndë për shkak zbulimit të mashtrimit me firmat e delegatëve, Sali Berisha po kërkon shpëtim tek Azem Hajdari, simbolin e Lëvizjes së Dhjetorit '90, duke e përdorur në funksion të Kuvendit paralel të PD-së, që synon të mbledhë në 11 dhjetor. Në një kohë kur Lulzim Basha e ka sfiduar me thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor, me konfirmimin e mbështetjes nga shumica e deputetëve, anëtarëve të Kryesisë dhe krerët e degëve, Berisha i është rikthyer dje Azem Hajdarit, për të përdorur figurën e tij në këto momente të vështira politike. Ditën e djeshme, gjatë ndalesës në Librazhd, Berisha u shpreh se "Dua t'ju informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet 'President Nderi' i përjetshëm i kësaj partie".

Po sa real dhe i sinqertë është Sali Berisha në vlerësimin e Azem Hajdarit? Referuar arkivës së kohës, rezulton se, Azem Hajdari, deri ditën që mbylli sytë, nuk ka pasur kundërshtar më të egër dhe të përbetuar se sa Sali Berishën. Madje, Sali Berisha vijoi hakmarrjen ndaj Azem Hajdarit edhe 21 vite pas vrasjes, duke mbështetur përjashtimin e së bijës, Rudina Hajdari, nga Partia Demokratike, për shkak të refuzimit për të djegur mandatin e deputetit, në shkurt të vitit 2019. 

Përgjimi në ’92 
Vetëm 4 muaj pasi Sali Berisha emëroi të besuarin e tij, Bashkim Gazidede, në krye të SHIK-ut famëkeq, Azem Hajdari është ankuar publikisht se përgjohej dhe survejohej nga Gazidede, sigurisht për llogari të Sali Berishës. Në 26 qershor 1992, tre muaj pas erdhi në pushtet, Berisha emëroi Gazideden në krye të SHIK-ut. Në 7 shtator të vitit 1992, Azem Hajdari, në atë kohë deputet i PD, denoncon Bashkim Gazideden në mes të Parlamentit se e kishte përgjuar. 

Madje, Azem Hajdari i kërkon llogari Maksim Haxhiajt, në atë kohë Prokuror i Përgjithshëm, se pse nuk e kishte arrestuar Bashkim Gazideden për përgjimin e tij në mënyrë të paligjshme. 

Në 7 shtator 1992, gjatë një interpelance me prokurorin e përgjithshëm në atë kohë, Maksim Haxhia, Azem Hajdari shprehet: “Përse nuk u ndalua Bashkim Gazidede për përgjimet e paligjshme ndaj Azem Hajdarit?”. Maksim Haxhia, sot një avokat i njohur, shprehet se “nuk mund të shkoja të filloja përgjegjësinë penale për zoti Gazidede, për incizimin që ju ka bërë juve, flitet, të paktën, nëpër gazeta. Kush ka denoncime konkrete për persona konkretë, me prova konkrete, derën e Prokurorisë e ka hapur dhe përkushtimin tonë e ka gjithmonë gati”.

Azem Hajdari shihej nga Sali Berisha si rrezik për pushtetin e tij në PD. Kjo duket se ishte arsyeja se pse Berisha e kishte ngarkuar Gazideden të përgjonte Azemin, të mblidhte materiale rreth tij si dhe të mësonte lidhjet dhe lëvizjet. 

1996, Berisha: Azemi spiun, lidhje me vrasjet 
Në vitin 1996,  Azem Hajdari kishte nisur një valë kritikash ndaj qeverisë së Aleksandër Meksit, por pa atakuar Berishën si President. Me kauzën e mbrojtjes së sindikatave, Azemi synonte t’i diktonte Berishës rrëzimin e Meksit, për t’u dhënë një tjetër mesazh demokratëve për fuqinë e tij në PD. Ky ishte një moment kur Berisha shpërtheu ndaj Azem Hajdarit, duke e akuzuar për lidhjet me Sigurimin e Shtetit, si spiun të Ramiz Alisë dhe për implikim në ngjarje të rënda. 

Berisha shprehej se  “Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, Z. Azem Hajdari? Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Deputeti Azem Hajdari hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versionet të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me radhë. Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë: Në “kafenenë e Xhelës” thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i yshtur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumtë), vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë”.

Shantazh dhe baltosje 
Në vijim Sali Berisha nisi një fushatë baltosje dhe shantazhi ndaj Azem Hajdarit, i cili sa vinte e behej një rrezik edhe më serioz për pushtetin e Berishës brenda PD-së. Berisha akuzonte Azemin për lidhje me krimin dhe trafiqet, përmes gazetës Rilindja Demokratike. 

Gazeta e PD-së, për rrjedhojë e Berishës, e quan Azem Hajdarin klloun mjeran të politikës shqiptare që udhëheq një tufë ordinerësh, përçarës, të dështuar si dhe e krahason me një kumarxhi. 

Në artikullin e datës 7 janar 1997, gazeta Rilindja Demokratike, duke iu referuar grevës në universitete të organizuar nga Azem Hajdari në datën 6 janar, ndër të tjera shkruan: “Duke përdorur nipin e tij, që në vend të librave parapëlqen të mbajë vulën nën jastëk, Hajdari tenton të menaxhojë disa vështirësi të studentëve për të realizuar ambiciet e tij të sëmura politike. Hajdari i eksituar nga egoja e tij e fryrë me marifet nga një tufë bredhacakësh ordinerë, deklaron ringjalljen e trinomeve, sipas parimit ‘fol, fol se diçka do mbetet’. Hajdari, i shndërruar në pak kohë në klloun mjeran të politikës shqiptare, harron se një muaj më parë ishin punëtorët, ishin studentët dhe gjithë qytetarët e Tiranës, që nuk denjuan as të vinin ta përqeshnin mbledhje e tij në një ambient sportiv të stadiumit Qemal Stafa, ku britmat e tij ngjanin me akstazat e një drejtuesi bastesh...”.

Janar 1997, Berisha përjashton Azemin nga partia 
Kulmi i durimit të Sali Berishës arriti në 9 janar të vitit 1997, ku me urdhër të tij, kryesia e grupit parlamentar të PD, vendosi t’i propozonte Kryesisë së PD-së përjashtimin e Azem Hajdarit nga grupi i PD-së. Shumë shpejt Azem Hajdari u ‘ngri’ si anëtar i Këshillit të Kombëtar të PD-së. Disa ditë më pas, Kryesia e PD-së përjashtoi Azemin nga grupi parlamentar të PD-së. Ndëshkimi i Azem Hajdarit nga Sali Berisha sigurisht që u pasqyrua edhe në gazetën RD. Ndërkaq, në seancën e parë plenare të Kuvendit, të datës 20 janar 1997, Azem Hajdari, mban një fjalim mbi përjashtimin e tij. Hajdari thekson se përjashtimi i tij është i paligjshëm, ndërsa shton se nuk është thirrur as në Këshillin Kombëtar të PD-së, as në kryesi dhe as në grupin parlamentar, siç e kërkon procedura.

“Në rast se grupi parlamentar ose dhe një deputet i thjeshtë do ta bënte një propozim të tillë, kjo është kompetencë e grupit parlamentar dhe në asnjë nen të statutit të Partisë Demokratike nuk shihet forca vendimore e kryesisë së PD për të përjashtuar një deputet nga grupi parlamentar. Kjo është një lidhje nga lart-poshtë, e cila nuk shqyrtohet fare në forume. Unë aktualisht jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i pezulluar pa afat, dhe “pezullimi” si term ndryshon nga “përjashtimi”....”, shprehet Azem Hajdari. 

Berisha rol të dyshimtë në vrasjen e Azem Hajdarit
Azem Hajdari mbetej një rrezik serioz për Sali Berishën edhe si i përjashtuar nga PD-ja. Ndëshkimi i tij me masa përjashtimore nuk ishte zgjidhje. Pas rrëzimit nga pushteti në korrik të vitit 1997, Sali Berisha e afroi Azem Hajdarin në parti, duke i dhënë edhe një zyrë, pranë zyrës së tij. Azem Hajdari u vra nga Fatmir Haklaj mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, në oborrin e Partisë Demokratike. 23 vite më vonë, roli i Sali Berishës vijon të mbetet i dyshimtë. 

Së pari, Sali Berisha nuk i është përgjigjur kurrë pyetjes se kush e thirri me urgjencë Azem Hajdarin nga Fieri për në Tiranë, pasditen e 12 shtatorit 1998, dhe për çfarë arsyesh. 

Së dyti, është zhdukur në mënyrë misterioze telefoni i Azem Hajdarit, nga i cili mund të zbuloheshin komunikimet me Berishën. 

Së treti, Sali Berisha nuk e ka shpjeguar kurrë se çfarë i tha Azemit para se të zbriste poshtë për t’u përballuar me Fatmir Haklaj, ku i tha se po e kërkonin. 

Së katërti, Sali Berisha nxitoi për të akuzuar Fatos Nanon për vrasjen, akuzë të cilën e ka tërhequr vite më vonë si një sajesë. 

Në funksion të kësaj akuze organizoi grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Së pesti, Sali Berisha nuk pranoi kurrë të dëshmonte për vrasjen e Azem Hajdarit, por ndryshonte herë pas here versionin e të të ngjarjes. 

Ndëshkimi i së bijës 
Nga shtatori i vitit 1998 deri në vitin 2019, Sali Berisha derdhi ‘lot krokodili’ për Azem Hajdarin. Maska e tij ra në 28 shkurt 2019, kur i kërkoi Lulzim Bashës që të përjashtonte nga Paria Demokratike, Rudina Hajdarin, të bijën e Azem Hajdarit, pas refuzimit të saj për të djegur mandatin e deputetit, një skenar ky i Berishës dhe Metës për të provokuar një krizë politike dhe rrëzuar qeverinë Rama. Berisha tha se “PD-ja nuk duhet të veprojë me dy standarde”, duke lënë të kuptuar se përderisa u përjashtua Myslim Murrizi, duhet të përjashtohet dhe Rudina Hajdari. Dhe ashtu ndodhi. Rudina Hajdari u përjashtua nga PD-ja. 

Procesverbalet e diskutimeve për përgjimin e Azemit në seancën plenare të Parlamentit të 22 shtatorit 1992

Sulmet e Berishës ndaj Azem Hajdarit përmes RD-së

Përjashtimi i Azem Hajdarit nga PD-ja, njoftimi i RD-së së Berishës në 9 janar 1997

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomorrow: 20/11/2021 21:07

    O njerez , esht pa kuptim cfar flisni ,skam durim te lexoj aagje ,te fort jeni qe keni durim . Po jam socialist dhe Jo demokrat ,kjo esht bindja ime . Por te Dy palet Jan pa vler . Nuk behet shqiperi me shqiptar kan then dikush , n zduam njeri tjetrin . Persa I perket pd-se , nuk Kam qellim te ofendoj asnje ,por hajdutet ,kriminelet ,shtresa parazite u bashkua me ta . Ka dhe njerez te mire ,Po he ate presim inreligjent ti sherbejn popullit , se ky Ismail qemali I dyte ka ber Pune , por kryesoren nuk ka shance ta crrenjos : koerupsion ,vjedhje . Eshte ber si dodole

    Përgjigju
  • Pjeter: 20/11/2021 16:11

    Pse???? Srpse Hajdari ka vdek e nuk mund ta kapi per gryke,soi qe ka lene pas, ka limete intelkti per ta kuptuar kush ka qene Saliu per babane e tij.Ndryshe nga e motra,jo me kot eshte nje nga mbeshtetesit e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano