Berisha nga Librazhdi: Basha ka 2 dosje mbi kurriz, lobimin rus dhe 'Toyota Yaris'! Më kërkonte të mos e përmend Suel Çelën! Reagon kreu i PD: Sa poshtë ke rënë

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të premte në Librazhd për 'Foltoren' e radhës me demokratët, ndërsa deputetët e PD, Luçiano Boçi, Edmond Spaho, dhe ish-Presidenti Bujar Nishani e shoqëronin. Në nisje të foltores, duke iu përgjigjur akuzave të mëhershme Bashës se firmat po ja mbledhin kriminelët, Berisha tha se në rrjetet sociale të tij ka më shumë se të gjithë denoncime për Suel Çelën, ndërsa shtoi se Basha përmes telefonatave i kërkonte të mos ja përmendë emrin.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha më 15 nëntor ka bërë një akuzë të fortë , duke thënë se Suel Çela, kreu i një bande famëkeqe në Elbasan ka marrë peng një të ri, me qëllimin e vetëm që të firmosë formularin e Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Sakaq, duke e quajtur sërish 'peng Basha' Berisha tha se kryedemokrati thirrur 'anti-Kuvendin' më 18 dhjetor pasi e urdhëruan ta bënte një gjë të tillë. Sa i përket firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Berisha tha se numri nga 4200 po shkon drejt 5000, por nuk i publikon ato pasi ruan privatësinë duke qenë se ka të dhëna personale.

"Po dridhen themelet e narkoshtetit. Nuk dinë se çfarë flasin. Cilido të vijë këtu tek unë dhe të shkruajë emrin në librarinë digjitale timen, Suel Çela, dalin 26 statuse në Facebook-un tim, e kam denoncuar më shumë se të gjitha mediat. Merreni FB-në e Bashës nëse e ka përmendur njëherë. Merrni tabulatet telefonike të Bashës me mua kur më thoshte mos ja përmend emrin, por unë nuk ndikohesha. I ka ngelur shpifja dhe trillimi, unë them se e urdhëruan të thërrasë anti-Kuvendin e datës 18. Lidhur me firmat jo vetëm që janë 4200, por po shkojnë drejt 5 mijë. Pse ne nuk i publikojmë? Ka tre pengesa të mëdha ligjore që s'mund të publikohen, ligji për të dhënat personale, Kushtetuta për të dhënat personale, dhe Koventa për të drejtat e njeriut për të dhënat personale, që nuk e lejojnë një gjë të tillë."-tha Berisha.

Më tej, duke komentuar deklaratën e Bashës se ka marrë një ftesë për në SHBA, Berisha tha se ai shkon atje, por mbi kurriz mban dy dosje, atë të Muzin dhe dosjen Toyota Jaris.

"Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri (Saimir Tahiri), shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Jaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën."-tha Berisha.

Duke ju përgjigjur këtyre akuzave, Basha tha se Berisha s'mund ta përdori Partinë Demokratike për interesat personale. Më tej ai theksoi se Berisha po riciklon akuzat e Edi Ramës. 

Ndër të tjera, Berisha tha se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor, themeluesi i PD Azem Hajdari, do të shpallet 'President Nderi' i kësaj partie.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Dy ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, zbuloi sot se PD zyrtare ka shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj mbështetësve të Berishës, duke u kërkuar në mbledhjen e shkuar të kryesisë të propozojnë çështje për diskutim në Kuvendin e 18 dhjetorit. E ndërsa kjo kërkesë sipas tij nuk u pranua nga deputetët e rreshtuar krah Foltores, Bardhi thotë se PD nuk mund të shërbejë për axhenda që marrin peng partinë për interesa personale. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
Berisha e akuzoi në 'Foltore', Basha: S'mund të bunkerizosh PD-në me trillime për interesat personale

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha nga 'Foltorja' e Librazhdit se Basha i ka kërkuar të mos e përmendtë emrin e Suel Çelës. Sakaq, Berisha tha se Basha mund të shkojë në SHBA, por me dy dosje të 'nxehta' mbi kurriz, atë Muzin dhe Toyota Yaris. Basha thotë në reagimin e tij se ish-kryeministri po riciklon akuzat e Edi Ramës, ndërsa thekson se PD do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush s'mund ta përdorë partinë për interesa personale.

"I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!"-shkruan Basha në Twitter.

Ora 18:26
Berisha-Bashës: Mund të shkosh në SHBA, por ke dy dosje të 'nxehta' mbi kurriz, 'Muzin' dhe 'Toyota Yaris'

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të kryedemokratit Lulzim nga 'Foltorja' e Librazhdit. Duke komentuar deklaratën e tij se kishte marrë ftesë për në SHBA, Berisha tha se shkon atje, por mbi kurriz mban dy dosje, atë të Muzin dhe dosjen Toyota Jaris.

“Ai ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA, unë do i them 2 fjalë. Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri (Saimir Tahiri), shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Jaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. 3 vjet më parë u nis për në SHBA doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën çfarë ndodhi? Po të vinte do arrestohej, u thanë demokratëve. Dosja Muzin është një dosje përvëluese për peng Bashën. Edhe Saja shkoi me dosjen Habilaj po ja ku e ka në kurriz dhe kalon nga gjykata në gjykatë”.-tha Berisha.

Ora 18:18
Berisha: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Azem Hajdari do shpallet 'President Nderi' i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' Librazhdit se në qoftë se PD mbijetoi në vitin 1997, mbijetoi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të prëndjekurve politik. Sakaq, Berisha tha se ata qendruan të pamposhtur, ndërsa njoftoi se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor,  themeluesi i PD Azem Hajdari, do të shpallet 'President Nderi' i kësaj partie.

"Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre. Nuk harroj qendresën e tyre në çdo vështirësi, ishin të palëkundur, të pamposhtur. I pamposhtur ishte Ali Spahija, Pjetër Arbnori, në të gjitha nivelet dhe në fund të fundit, se qe periudhë e vështirë, që në fakt u bë gjithçka të asgjesonin Partinë Demokratike. Problemi i tyre ishte se donin të vazhdonin pas 91 dhe 92-shit, siç vazhdoi Millosheviçi në Beograd, donin të vazhdonin në Shqipëri. Përmbysja e pushtetit ishte çështja që i bënte më hakmarrës se kurrë. Dua t'ju informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet 'President Nderi' i përjetshëm i kësaj partie."-tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 19/11/2021 19:05

    Kure do te arrijne anetaresia e PD_se te kuptoje me ne fund qe Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë dy faqet e te njejtes medalje dhe çdo gje e kanë bere ne bashkepunim te ngushte me njeri tjetrin? Shqipetaret janë aq inteligjent per te mos i dhene voten per te qeverisur PD_SE,heqja e ketyre te dyve do te thote premisa per te fituar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar