Policia Italiane ka finalizuar me sukses një operacion duke sekuestruar 1 tonë drogë e armë, por kush qëndron pas saj? Nga hetimet rezulton se është 47-vjecari Shqiptaro-Italian Roland Lame i cili prej vitesh është një emër i njohur për policinë fqinje dhe atë shqiptare.

Lame drejtonte grupin e narkotrafikut nën koordinimin e të birit Fabi Lame dhe të gjitha kontaktet me rrjetin shqiptar ja kish besuar djalit të tij.

roland lame
(47-vjecari Shqiptaro-Italian Roland Lame)

fabi lame
(Fabi Lame i biri bashkëpunëtor me babain)


Roland Lame është arrestuar në 2001, 2002, 2006 dhe në 2008 për trafik narkotikësh dhe shkelje ligji në shtetin fqinj, por këto arreste do të mbeteshin në letër pasi shumë shpejt ai ka rifituar lirinë duke mos hequr dorë nga aktiviteti kriminal.

Sasitë e drogës sekuestruar Lames janë të shumta nisur nga Heroina, Kokaina e Hashas që ai siguronte për tregun italian nga Holanda dhe Shqipëria nëprmjet një rrejti trafiku që përllogaritet në mbi 100 ushtarë të tij.

Ajo çka mbetet mister është fakti se si Lame i konsideruar gjithmonë kreu i organizatës krimianale të narkotrafikut arriti të marrë nënshtetësinë Italiane.

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)