TIRANE - Ish-bodigardi i Sali Berishës, Fatos Skeja dhe shoku i tij Gojard Loçi janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Për Skejën gjykata ka vendosur ta dënojë me 3 vjet heqje lirie ndërkohë 2.6 vite burg per Locin.
Vendimi është dhënë gjatë ditës së djeshme ku gjykata ka shpallur fajtorë dy të pandehurit që gjobitën me 100 mijë dollarë shtetasin shqiptaro-amerikan. Në dosjen e prokurorisë thuhet se më 7 gusht 2013, biznesmenit Ramazan Hima, me banim në Paskuqan, por që ushtron aktivitet biznesi në Filadelfia a në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes disa mesazheve kërcënuese, i është kërkuar të dorëzojë shumën prej 100 mijë dollarësh.
Biznesmeni i është drejtuar prokurorisë, ku ka kallëzuar kërcënimet e marra duke u vënë në dispozicion numrin e celularit të tij dhe numrin nga i cili i kishte mbërritur mesazhi kërcënues. Me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda është lejuar përgjimi i bisedave. Fill pas kësaj gjithçka është mirëorganizuar nga policia, e cila ka arritur të lokalizojë Fatos Skejën, duke e arrestuar atë, teksa ai u vetëdorëzua në policinë e Tiranës.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
për ish-truprojën e Sali Berishës">