Skeletet e Theo Jansen ecin në plazhet e planetit (VIDEO)

Artisti hollandez Theo Jansen, ka nisur udhëtimet e tij nëpër vende bregdetar të karakterizuara nga era e fortë, për ti dhënë jetë skulpturave të tij kinetike. 


Skulpturat e Jansen janë forma misterioze jetësore, skelete në material PVC-je që fal erës lëvizin në mënyre autonome. Vepra e tij e fundit e titulluar "Strandbeest", krijon përshtypjen e robotëve në filmat e parë me temë Luftën e Yjeve. Të ngjashme në dukje me insektet gjigandë apo skelete të mëdha të kafshëve parahistorike, krijesat e holandezit janë në gjendje të ecin duke shfrytëzuar energjinë e erës. Me kalimin e kohës skulpturat e holandezit kanë marrë trajtat e omeostasi, tendenca natyrore për të arritur stabilitet relativ, veti fizike dhe sjellje të ngjajshme me organizmat e gjallë. Skulpturat kinetike të holandezit kanë aftësinë të ruajnë energjinë e erës në depozita të veçanta, për ta përdorur në rastet kur fuqia e erës bie, duke garantuar kështu autonomi në lëvizje.


Theo Jansen, aktiv në fushen e skulpturës kinetike, në kufi të krijimit artistik dhe projektimit inxhinierik, përmes këtyre skulpturave synon të përfshijë spektatorin në planin perceptiv dhe psikologjik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)