TIRANE- Familjet që përfitojnë banesa sociale do të mund të kryejnë blerjen e apartamenteve që në ndërtim, duke përfituar çmim më të ulët. Enti Kombëtar i Banesave ka bërë me dije se do të nisë shitjen e banesave që në fazën e ndërtimit, për të ulur kostot e tyre për familjet.
Skema do të funksionojë përmes kontratave të sipërmarrjes, ku do të përfshihet edhe banka, e cila do ta lëvrojë më shpejt kredinë në favor të familjeve. “Për të lehtësuar blerjen e banesës nga familjet në nevojë për strehim, Enti do të fillojë së shpejti shitjen e banesave që në fazën e ndërtimit, nëpërmjet kontratave të sipërmarrjes”, thekson Enti në një njoftim zyrtar.
/Shqiptarja.com