Skema e blegtorisë, eksperti për Report Tv: Do sjellë rënie të sektorit! Rritja e numrit të bagëtive që të përfitosh rimbursim është padrejtë

TIRANË- Shtimi i numrit të bagëtive që duhet të ketë një blegtor që të përfitojë rimbursim, do të sjellë rënie të sektorit në tërësi. 

“Mungesa e mbështetjes me investime, shoqëruar me subvencione, patjetër që do të sjellë një rënie të mëtejshme të treguesve të blegtorisë”, shprehet Agim Rrapaj

Kreu i agrobiznesit Agim Rrapaj nuk e konsideron të drejtë këtë skemë, pasi sipas tij fuqizohen të fortët dhe blegtorët e vegjël humbasin. 

“Nuk është e drejtë që të mos mbështeten edhe të tjerët që kanë më pak numër krerësh, dhe që kanë nevojë më të madhe për mbështetje”, tha Rrapaj.  

Rrapaj thotë se rimbursimi më i drejtë është për litër qumështi, dhe jo për krerë, por kjo skemë sipas tij kufizohet nga buxheti. 

“Arsyeja e vetme është buxheti i limituar që mbështet bujqësinë përmes skemës kombëtare. Mënyra më e mirë për mbështetje është ajo për njësi, pasi do të ketë më shumë përfitues por do më shumë para”, pohon Rrapaj.

Në vendimin e 9 shkurtit të Këshillit të Ministrave u specifikua që blegtorët me mbi 100 krerë dhi apo dele do përfitojnë rimbursim 1200 lekë për bagëti, nga 70 që ka qenë numri i krerëve. Ndërsa për fermat e lopëve rimbursim do të marrin ata që kanë mbi 10 krerë lopë, nga 5 që ishte kushti i kaluar dhe vlera është 10 mijë lekë për lopë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/02/2022 03:39

    Kjo skeme synon qe t'i nxisi blektoret qe te bashkojne tufat.Disa tituj me poshte po tek faqja /EKONOMIA/,para ca ditesh nxiteshin fermeret qe te bashkonin tokat.Problemi eshte qe blektoret nuk e kane kuptuar akoma qe mund t'i marrin subvencionet si grup i bashkuar,jo vetem si individe.Po te arrijne t'a kuptojne kete,kane per te patur perfitime.Megjithate s'keni pare gje akoma;ne Amerike eshte shtuar prodhimi i qumeshtit bimor,per shkak te kerkeses.Qumeshtrat bimore te prodhuar nga soja,bajamja,tershera,orizi,kokonuti, etj,po kerkohen kaq shume, sa qe po ndikojne negativisht ne shitjen e qumeshtit shtazor.Ceshtja ka vajtur deri aty,sa qe fermat blektorale(dhe keto jane me te vertete ferma te medha e te fuqishme) kane kerkuar, qe qumeshti bimor te mos quhet me /qumesht/.Kam degjuar qe teknologjite e para te prodhimit te qumeshtit bimor kane filluar te futen ne Shqiperi.Po filloi kjo,atehere blektoret shqiptare do te kene nje problem me te vertete per t'u shqetesuar.

    Përgjigju
  • Miri: 21/02/2022 17:13

    Subvencionimi behet per njesi prodhimi. Po kur s'keni specialiste paguani konsulence.

    Përgjigju
    • Beni: 21/02/2022 23:19

      Si duket Mirin e kemi perfaqesues te skemes me te re te zhvatjes. Sidoqofte, ju vazhdoni dhe zjeuni dhe kockat njerzve. Por mos harroni se nje dite dikush ose gjithkush do tu kthehet dhe fshije nga faqja e dheut.

    • Beni: 21/02/2022 23:17

      Per njesine qe ka ideuar dhe konceptuar Gjergj Luca dhe Tom Doshi kur hane e pine me Ramen. Meqe BE ka disa programe qindra mil euro, kjo eshte skema me e mire per te zhvatur keto para. Nderkohe fermeri shqiptar do ike per lesh dhe fermeri "njesi prodhimi" alla Luce-Doshi do zhvase token e 7501 dhe ate publike. Shume e thjeshte.

    • Lui: 21/02/2022 18:12

      Per njesi prodhimi ne ckuptim?! Sepse nese merr si njesi prodhimi litrin e qumeshtit, mund te kete abuzim ne perberjen e qumeshtit. Psh mund te kete perzierje me lende te tjera si pluhur qumshti, uje etj.. duke shtuar sasine dhe perfiton padrejtesisht subvencionim. Ndryshe eshte kur subvencionimi merret ne baze te nr te krereve. Sepse kreret numerohen dhe i vendoset dhe nje nr serie qe i perket nje pronari apo ferme. I vendoset nje nr serie ne menyre qe mos kete zevendesime duke numeruar te njejtat bageti ne vende te ndryshme.

  • Lui: 21/02/2022 16:47

    Ne fakt kjo sjell nje lloj formalizimi te ketij sektori. Sepse nuk do kemi psh 10 mije blegtore me nga 10 krere ku eshte edhe veshtire t'i kontrollosh dhe e veshtire per vete ata t'i mbajne e t'i shtojne. Por do kemi 100 blegtore me nga 1 mije krere. Dhe do krijohen te ashtuquajturat kooperativa ose ferma. Fundja si ne te gjithe boten. Keni pare gje ne Itali ju qe cdo dere shtepie ne fshat te kete bageti?! Mora Italine meqe e kemi afer dhe e njohim pak me mire te gjithe.

    Përgjigju
    • Lui: 21/02/2022 22:27

      Miri, me thuaj cfare kam thene gabim dhe e diskutojme

    • Miri: 21/02/2022 18:54

      Mirë që skeni info fare për situaten por t’pakten mos u perzieni kot sepse padisni veten.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?