Dëmshpërblimet nga dëmet e përmbytjeve masive në fillim të këtij viti, nuk i ka ndihmuar fermerët të kapërcejnë vështirësitë. Në masë ata po groposin prodhimet për shkak të mosgjetjes së tregut, ndërsa një pjesë prej tyre, vijojnë të mos kenë marrë mbrapsht kompesimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
Në “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ishte i ftuar kreu i Shoqatës së Agro-biznesit Agim Rrapaj, i cili për nevojën urgjente në ndihmë të fermerit, rregullimin e ligjit për siguracionin dhe hartimin e një kontrate të siguruar.
“Dëmet kanë proces vlerësimi, por koha e dëmshpërblimit zgjat thuajse një vit. Kjo ka qenë periudhë më e afërt që është bërë dëmshpërblimi këtyre fermerëve të dëmtuar. Është proces i gjatë që nuk dëmshpërblen 100%. Është selektiv se jo të gjithë fermerët janë të formalizuar dhe kjo na ka ndodhur shpesh, kryesisht në Frakull të Fierit dhe Divjakë. Procesi i dëmshpërblimit është i ngadaltë, burokratik që nuk kënaq fermerët. Zgjidhja është siguracioni dhe për këtë duhet punuar që ky proces të realizohet sa më parë. Hapi i parë është bërja e një ligji. Siguracioni është zgjidhja, por ky nuk përballohet vetëm nga fermerët. Primi i sigurimit është i lartë dhe i pamundur që ta realizojnë në këtë masë që është sot me rreth 7%. Fermerët nuk i fitojnë kaq që të përballojnë këtë prim sigurimi. Është e domosdoshme që një pjesë ta përballojë shteti, fermeri, shoqëria e sigurimit dhe në donator. Elementi i dytë është kontrata nëse nuk lidhim kontratë dhe nuk e sigurojmë, ne nuk kemi për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve që po hasim. Duhet një kontratë që të kemi mundësinë të përcaktojmë përgjegjësitë e gjithsecilit”, tha Rrapaj.
Eksperti i Bujqësisë Eduart Sharka, vuri gjithashtu theksin tek nevoja e sigurimit të fermerëve. Sharka tha se është e nevojshme që shteti të paguajë 2-3 vitet e para primin e sigurimit në mënyrë për të lehtësuar fermerin dhe mundësimin e funksionimit të skemës së kompesimit.
“Sigurimi është një nga zgjidhjet e pamohueshme. Sa më shpejt aq më mirë. Është e rëndësishme në kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Është e pazëvendësueshme kjo masë. Kemi propozuar që fillimisht primin e sigurimit ta paguajë shteti. Mund të jetë kostot 2-3 vjeçare për shtetin. Ia vlen që fonde publike të adresohen në këtë pikë se pas kësaj skema arrin në stadin për të funksionuar. Për krizat e treguar, siguracioni është një masë plotësuese”, tha Sharka.
Eksperti i Bujqësisë gjithashtu tha se reagimi nga shteti ka qenë shumë i pakët përballë vështirësive që përballen fermerët. Ndër të tjera ai tha se Shqipëria është shumë larg politikave evropiane sa i përket sektorit të bujqësisë duke theksuar këtu dhe statusin e vendit tonë për anëtarësimin në BE.
Agim Rrapaj tha gjithashtu se buxheti i shtetit nuk është i duhuri në krahasim me nevojat e sektorit duke shtuar se ky nivel financimi, mund të na cojë përballë vështirësive më të mëdha.
“Buxheti nuk është i duhuri i krahasuar nga të gjitha pikëpamjet. Buxheti vjen në rritje nga viti në vit, por kjo është një rritje që nuk përballoj nevojat minimale. Bujqësia nuk mund të jetë sektor strategjik, por është jetik. Nëse vazhdojmë me këtë nivel financimi, do ë jemi përballë në vështirësie tjetër të disbursimit të fondeve. Ky është risku i madh që duhet ta eliminojmë”, tha Rrapaj.
Komente












/MARA/,dy artikuj me poshte te /Sociale/,fermeret e Divjakes ankohen per humbje prodhimi sepse pikat e grumbullimit nuk u kane terhequr lakren qe kryesisht e kane per eksport.Shiko cfare ndodh,ashtu si ju edhe une jam emigrante.Ketu tek ne pas nja dy javesh do te festohet Shen.Patrick,darka festive per te cilin,perfshin patjeter dhe lakren.Kur afron kjo feste cmimi i lakres lokale shkon 47 cent/LB,por edhe gjate gjithe pjeses tjeter te vitit e teproj po te them se shkon pertej 1.99 $/lb.Pra eshte e lire edhe pse eshte lokale.Tani vendose veten ne rolin e grumbulluesit,fermeri do qe te kete fitim,por dhe grumbulluesi do qe te kete nje fitim,po t'i shtosh kesaj dhe shprehjen traditcionale /e lire kripa ne Durres,por e ha qeraja rruges/ qe mund t'ja aplikosh dhe lakres se Divjakes per eksport,e mendon veten se si mund te konkurosh,apo te gjesh treg per laker qe e ke grumbulluar per t'a eksportuar,me keq akoma te dalesh me fitim,ne nje treg ku dhe lakra lokale shkon nga 47 cent te 1.99 $/lb? Kontratat nuk jane ide e keqe,por per mendimin tim,fermeret dhe grumbulluesi kane nevoje me teper per industrine perpunuese.Duhet te kene alternative perpunimin,kur nuk ka treg per prodhimin direkt.Besoj se humbjet nga mosshitja e prodhimit e nga mungesa e ind.perpunuese si alternative,ua kalojne disa here humbjeve te shkaktuara nga katastrofa natyrore e gabimet njerezore.
PërgjigjuEdukoni fshataret qe jane bizesmene , te bashkohen dhe te lidhin kotrata me qendrat e grumbullimit , çfar specialiste jeni kur nuk I informoni se si duhet te veprojne .O specialist shteti nuk pjell leke per te mbushur xhepat e atyre fshatare qe e prodhojne .
Përgjigju