Gjykata e Tiranës komunikoi sot masat e sigurisë për 9 nga 11 të akuzuarit e skandalit të ilaçeve.
Për ish sh-drejtorin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani , gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Ndërkaq, edhe për të arrestuarin tjetër Hysni Roçi, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Për tri farmaciste, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për katër të arrestuar të tjerë, u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.
Prokuroria e Tiranës, ka zbardhur detaje të reja mbi skandalin e rimbursimit të ilaçeve. Sipas hetimit katër farmaci të ndryshme, Bërzhitë, Lundër, Nutrimed dhe Adelina, kanë paraqitur kërkesa për lidhje kontrate me drejtorinë rajonale të fondit të kujdesit shëndetësor.
Brenda ditës kontratat janë lidhur me subjektet e farmaceutike, ndërkohë që në terren nuk ishin kryer verifikimet dhe kontrollet.
Këto fakte sipas hetimit janë konfirmuar edhe nga përgjegjësi i sektorit të rimburisimit, i identifikuar me inicialet E.C.
Ai sipas prokurorisë ishte njëkohësisht edhe anëtari i Komisionit të Verifikimit në terren dhe një prej dëshmitarëve të këtij hetimi. Sipas tij drejtori Xhuvani ka firmosur praktikat pa I kaluar më parë tek ai.
Po ashtu në farmacitë e rimbursuara, nuk është kryer inventari nga komisioni përkatës, duke bërë që të rritej abuzimi.
Rimbursimet sipas prokurorisë kanë nisur të kryhen nga 1 tetori I vitit 2014, deri në 31 mars të vitit 2015. PO kështu hetimi ka zbuluar edhe falsifikimin e recetave.
Shumë prej tyre, rezulton se nuk ishin lëshuar prej mjekëve firmat dhe vulat e të cilëve ishin në receta.
Të premten, policia e Tiranës ekzekutoi urdhërat e ndalimit për nëntë persona mes të cilëve edhe për ish- drejtorin Fondit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, Pjerin Xhuvanin.
Po ashtu u ndaluan edhe dy ekonomiste dhe një juriste të kësaj drejktorie dhe u arrestuan pesë ekonomistë. Sipas prokurorisë dëmi në buxhetin e shtetit nga rimbursimet fiktive, shkonte në masën e rreth 56 milionë lekëve të reja.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO