Skema e kontrabandës së vezëve nga
Maqedonia, 2 doganierë në hetim 

Skema e kontrabandës së vezëve nga<br />Maqedonia, 2 doganierë në hetim 
Fikën kamerat e pikës kufitare për të kaluar kontrabandë 5400 kokrra vezë ,rrezikojnë burgun dy doganierë të pikës kufitrare të Goricës në Korçë. 

Hetimet për këtë rast kanë nisur shkurtin e këtij viti, ndërsa prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar kërkesën për gjykim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për Marigels Dodollin dhe Rigers Mulla.

Sipas hetimeve ka rezultuar se Dodolli dhe Mulla ka qenë në shërbim gjatë ditëve që kanë kaluar tregtarët Lubce Jono dhe Petre Mitre, por ata nuk i kanë regjistruar kalimet e tyre në libër.  Po ashtu janë fikur e kamerat. 

Në këtë pikë kufitare sipas hetimeve, sistemi tims nuk punon dhe kalimet shënohen në regjistër, por paçka kësaj dhe informacioneve që doganierët kishin për tregtarët në fjalë si të përfshirë në kontrabandë sërish ata i kanë toleruar.


Për këta dy shtetas është ngritur akuza e kontrabandës së mallrave të licensuar, ndërsa pritet që shumë shpejt kjo dosje të gjykohet në Korçë.





Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë