Skema e mashtrimi me Call Center-at, eksperti zbulon për Report Tv si qytetarët futen në grackë dhe u vidhen milionat

Rastet e mashtrimeve online por rriten gjithnjë e më shumë, së fundmi për të arritur fitime marramendëse qindra italianë kanë rënë pre e një grupi shqiptar që përmes call center-it kanë arritur t'i zhvasin miliona euro. Bëhet fjalë për një shumë prej 4.7 milionë euro, ndërsa prokuroria ka administruar 140 kallëzime.

Për këtë temë, i ftuar në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu, Besmir Semanaj inxhinier elektronik dhe ekspert IT tregon se si funksionon skema e mashtrimit nga agjentët, të cilët fusin në kurth ‘ambiciozët’ që duan të fitojnë para.

Sipas ekspertit, fillimisht skema e mashtrimit nis duke ua bërë më të besueshme fitimet qytetarëve, deri sa finalizojnë qëllimin e tyre dhe zhduken duke i bërë të kuptojnë se çdo gjë ishte mashtrim.

“Këto kompani telefonojnë qytetarë të ndryshëm nga bota, mundohen të gjejnë persona të cilët nuk kanë shumë informacion se si funksionojnë investimet dhe bursat online, në përgjithësi mundohen të targetojnë qytetarë të moshës së tretë duke iu reklamuar produkte të ndryshme, të cilat do të jenë në marketet e bursave për një potencial të jashtëzakonshëm rritjeje dhe në këtë mënyrë i bindin qytetarët të investojnë një shumë të vogël, për shembull 100 dollarë dhe duke qenë se nuk janë platformë reale shifrat ndryshojnë vazhdimisht për ta bërë më të besueshme. Mirëpo në momentin kur një qytetarë do të tërhiqet, agjentët mundohen ta bindin që të investojë më shumë , ose nëse do të tërhiqet të investojë 30% të shumës kur flitet për shuma të vogla. Në momentin  kur flitet për shuma të mëdha që bindin qytetarin të investojë e fusin këtë të fundit në një kurth, duke i thënë që do jua kalojmë paratë por duhet të depozitoni komisionet bankare dhe kjo vazhdon deri sa shohin që nuk ka më mundësi të paguaj dhe në këtë pikë ata zhduken, duke bërë të kuptohet që çdo gjë ka qenë mashtrim”.

Sa i takon zhvillimit të këtyre skemave, eksperti thotë se në fillime ata funksiononin me email-e, ndërsa tanimë me rritjen e këtij fenomeni agjentët e skemave të mashtrimit përdorin numra dhe adresa fallso për të përfshirë në kurthin e tyre klientët.

 “Janë skema të mirënjohura, në fillimet e tyre ishin me email dhe pastaj kaluan edhe me telefonata dhe tanimë flasim për organizata të strukturuara kriminale, të cilat nuk funksionojnë vetëm në Shqipëri, shteti numër 1 në botë është India e cila është e njohur për mashtrime të tilla duke targetuar dhe sulmuar pothuajse të gjitha vendet e botës. Ky fenomen u rrit përgjatë periudhës së pandemisë, ku call center-at përmes mashtrimeve fusnin në kurth qytetarë të ndryshëm ku më të shumtë janë nga Evropa dhe bota.”

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar