Skema e mashtrimit te Fondi Besa, dërgohen në gjyq 5 persona, mes tyre 3 punonjës! Prokuroria: Morën kredi në emër të 15 qytetarëve dhe përvetësuan paratë

TIRANË- Prokuroria e Tiranës mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë persona të cilët nëpërmjet mashtrimit me kreditë kanë vjedhur të paktën 15 qytetarë duke marrë kredi në emër të tyre dhe përvetësuar më pas paratë. 

Në bazë të hetimeve ka rezultuar se 34-vjeçari Ledio Vrapi, banues në Gjermani, dhe që është në kërkim nga policia, në bashkëpunim me 3 punonjësit e Fondit Besa, të cilët po ashtu akuzohen për mashtrim, Lindita Ndroqi, Eros Aliu, Lindita Peçi, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuar. Ndërsa Majlinda Demollari, në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Prokuroria thotë se Ledio Vrapi ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare.

Sipas akuzës kryesori në skemën e mashtrimit ishte Vrapi, i cili u kërkonte personave që kanë rënë preh e mashtrimit që të hapnin llogari bankare në emër të tyre pranë disa bankave të nivelit të dytë në vendin tone duke u  premtuar se do tu hidhte shuma parash që i kishte përfituar nga emigrimi në Gjermani, por nuk donte që të kalonin të gjitha në emrin e tij pasi tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore.

Pasi kishte mashtruar qytetarët, në bashkëpunim me punonjëset e Fondit Besa, 34-vjeçari ka arritur të marrë kredi në vlerat 5 deri në 7 mln lekë të vjetra. Qytetarët i kanë tërhequr këto para dhe ia kanë dorëzuar 34-vjeçarit, pa e ditur se ishin mashtruar dhe se këto shuma të mëdha parash ishin përftuar në ‘kurriz’ të tyre. Si shpërblim për favorin e bërë, 34-vjeçari u kanë dhënë vetëm nga 500 mijë lekë të vjetra secilit.

Ledio Vrapi duke i mashtruar ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit të 15 personave dhe ka përgatitur dosjen për kreditë dhe kontratat e kredisë, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a. Më pas me ndihmën e dy oficerëve të kredisë, Lindita Peçi dhe Eros Aliu, si edhe përgjegjësen e zyrës Lindita Ndroqi është bërë e mundur marrja e kredive dhe transferimi i shumave monetare në llogaritë bankare të personave të mashtruar.

Në skemë është e përfshirë edhe noterja Demollari, e cila ka kryer noterizimin e kontratave totalisht në shkelje të ligjit, pasi 15 personat e mashtruar nuk janë paraqitur asnjëherë për nënshkrim. Po ashtu, prokuroria thotë se 34-vjeçari në dokumentet për aplikimin e kredisë ka paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhëna të tjera për 15 personat, por pavarësisht kësaj Demollari ka kryer noterizimin e kontratave.

'Ledio Vrapi nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.

Në kryerjen e këtyre veprimeve, Ledio Vrapi ka bashkëpunuar me Eros Aliun dhe Lindita Peçi, të cilët kanë qenë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qenë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me Lindita Ndroqi, e cila ka qenë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

Nga aktet provohet se në veprimet apo mosveprimet e të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë skemë vjedhjeje nëpërmjet mashtrimit, provohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kush më shumë e kush më pak, kush në rolin e organizatorit apo të zbatuesit, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuar.'- thotë prokuroria.

Ledio Vrapi në bashkëpunim me Lindita Ndroqin, Eros Aliun dhe Lindita Peçi rezulton se kanë krver veprën penale të "Mashtrimit", me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Majlinda Demollari, në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Tiranës më 3 qershor 2024
- Noterja Majlinda Demollari, 55 vjeçe, banuese në Tiranë! Masa arrest në shtëpi e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe masa e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”.
- Përgjegjësja e zyrës për kredinë në Fondin Besa, Lindita Ndroqi 55 vjeçe, banuese në Tiranë!  Masa arrest në shtëpi e dyshuar për veprën penale "Mashtrimi”.
- Oficerja e kredisë në Fondin Besa, Lindita Peçi 39 vjeçe! Masa arrest në shtëpi e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”. 
-Oficeri i kredisë në Fondin Besa, Eros Aliu, 33 vjeç, banues në Tiranë! Masa arrest në shtëpi i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ponjes fondi: 27/07/2024 16:22

    Kontrolloni edhe piken e bllokut te fondit besa se i keni gati raster e fallcifikimeve . I di edhe policia edhe BSh edhe drejtori Vladimiri

    Përgjigju
  • hajdutja: 27/07/2024 12:08

    fajin me te madh ne te tjithe kete e ka vetem noterja majlinda demillari e cila ka legjitumuar veprimtarine pasi ajo ka detyrimin te verifikojw prezencen e personave ne kontrate, nese ajo nuk do kishte vulosir kontraten cdo vepeim nuk do kishte ndodhur noterja dihet te ishte garand i kontrates. por si gjithmone gjykata do e nxjerri te pafajshme, do e gjene mikun te gjykata...

    Përgjigju
    • ela: 27/07/2024 16:43

      Me thene te verteten duhet te jete dhe drejtori Laert Prifti se nuk merret asnje kredi dhe nuk aprovohet pa firmen e tij. dhe sot eshte ne qender ne post me drejtues.Eshte koka Bajram Muça e drejtor te tjere qe jan bere me vila e hotele ne bregdet.Nuk ka shance te kalohen kredi e mos ta dije drejtoria. shikoni llogarite bankare te punonjesve dhe te drejtorit deges dhe drejtoreve te qendres qe jane ne dijeni per kete skem.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore