Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, Rama publikon shifrat e përfituesve: Mbi 20 mijë aplikime në total! 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT

Fermerët e pajisur me NIPT kanë pasur mundësinë që përmes aplikimit në e-Albania të përfitojnë naftën të çliruar nga taksat. Këtë të hënë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një informacion të rëndësishëm për të gjithë fermerët, duke publikuar disa nga përfitimet që ata kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.

“Ulje të kostos së punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve/eksporteve bujqësore. Formalizim i aktivitetit bujqësor. Fondi në dispozicion 10 mln $. Fermerët përfitojnë sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal. 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT”, thuhet mes të tjera në videon e Ramës, ku bëhen me dije dhe përfituesit sipas qarqeve.

Në total në të gjithë vendin janë 20.651 aplikime, ndërsa 30% më shumë fermerë janë të pajisur me NIPT.

“Mirëmëngjes dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos ku bëhen me dije informacione të rëndësishme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë