Më 15 janar hapet aplikimi për naftë pa taksa për fermerët! Afati deri në 25 shkurt, kush abuzon do përjashtohen nga skema 3 vjet

TIRANË- Nga data 15 janar dhe deri më 25 shkurt të këtij viti të gjithë fermerët e regjistruar dhe të pajisur me NIPT do kenë mundësinë që të aplikojnë në e-Albania për të përfituar naftën të çliruar nga taksat.

Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte.  Për ata fermerë që do të mbjellin bimë arash, sasia më e madhe e naftës prej 190 litrash ku 106 litra merret falas është për produkte si misër, fasule, luledielli, soje dhe sorgum, ndërsa për ata që merren me mbjelljen dhe kultivimin kryesisht të grurit, thekrës, patates apo panxharit është përcaktua 130 litra naftë për hektarë me çmim të reduktuar dhe për foragjeret është përcaktuar 90 litra për 1 hektarë.

Kategoria e dytë janë dru frutorët që është e ndarë me 4 sektorë ku prodhimi i mollëve merr sasinë më të madhe të naftës prej 190 litra për hektar.  Sa i takon kategorisë së tretë të perimeve më shumë naftë është përcaktuar për perimet e serës në sezonin e parë prej 170 litra për 1 hektarë.

Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatorët furnizues të kontraktuar  nga Ministria e Bujqësisë. Në këto pika fermerët paraqiten me kartën individuale, në të cilën është hedhur sasia e naftës që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës.

Sipas vendimit dhënia e karburantit me çmim të reduktuar do të monitorohet nga Ministria e Bujqësisë e cila do të ngrejë një njësi të posaçme për të garantuar zbatimin, monitorimin dhe koordinimin e të gjithë procesit që lidhet me skemën e mbështetjes së naftës për bujqësinë. Po ashtu do të ngrihet sistemi i menaxhimit të informacionit që do menaxhojë aplikimet online me vetëdeklarimin e fermerit, sipërfaqen e tokës së deklaruar dhe kulturën që do mbjellë.

Si dhe do të menaxhojë shpërndarjen e kartave individuale të naftës te subjektet përfituese, si dhe gjurmimin e tërheqjeve të naftës prej tyre. Ndërsa kontrolli në terren për përdorimin e naftës do të bëhet nga AZHBR-ja.

Të gjithë ata fermerë që abuzojnë me 20% të sasisë së naftës së përfituar do të përjashtohen nga skema për 3 vite. Ky lehtësim për fermerët do ti kushtojë buxhetit të shtetit 1 miliardë lekë, edhe pse synimi i qeverisë është fuqizimi i tyre dhe rritja e prodhimit.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille