Skema e PD, import votuesish
për mandatin e tretë qeverisës

Skema e PD, import votuesish <br />për mandatin e tretë qeverisës
TIRANE - Kur në Tiranë, kandidati I PD-së, Lulzim Basha, arriti të ishte vetëm 10 vota larg kandidatit të PS-së, Edi Rama në garën për kryetar bashkie për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, njohësit e zgjedhjeve mbetën të shokuar. Si kishte arritur PD-ja e rrënuar në sytë e elektoratit, me një kandidat të akuzuar për vjedhje dhe vrasje të merrte gati barabar vota sa kryebashkiaku model i opozitës?

Përgjigja ishte te materializimi i skemës elektorale që partia në pushtet përdori me shumë sukses në importimin e zgjedhësve në Tiranë. Banorë që kishin të drejtë votimi në zonat veriore të vendit, u shënuan si banorë të Tiranës, me shumicë. Qendra banimi të tyre ishin shtëpi, por edhe garazhe, dhe nuk ishte as për të qeshur, por për të qarë, kur në gjendjet civile të minibashkive që kontrolloheshin nga PD, një familje shumanëtarëshe jetonte në një garazh 18 metër katrorë, apo në një dyqan modest.

GRAFIKET E SHTIMIT TE VOTUESVE NE KOMUNAT E DREJTUARA

shtimi i votuesve ne komunat e drejtuara nga pd


skema pd mandatet 2

Kështu u prodhuan me mijëra vota në favor të kandidatit të PD-së. Dikush thotë rreth 35 mijë, që e lanë Edi Ramën vetëm 10 vota para, vota që do t'i bënte nul më pas vendimi për të numëruar edhe votat e hedhura gabim dhe ai i Kolegjit Zgjedhor të Tiranës për të shpallur kryetar të bashkisë së Tiranës Lulzim Bashën. PS humbi, por kjo ishte e keqja më e vogël. Sepse e keqja më e madhe po përgatitet, po me këtë "procedurë". Kësaj radhe jo për të marrë bashkinë kryesore të vendit, por një mandat të tretë qeverisës. Thjesht, pastër, bukur. Duke transferuar mandate deputetësh nga bastionet e PS-së në Jug te bastionet e PD-së në veri. Të paktën deri tre mandate deputetësh janë në favor të PD-së, duke ia hequr PS-së, që vetëm duke e krahasuar me vitin 2009, nxjerr partinë në pushtet me tre mandate deputetësh në avantazh.

harta shqiperia skema pd mandadet zgjedhjet 2013
(Në foto, harta e ndarjes së mandateve pas zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe rishpërndarja që kërkon të bëjë qeveria për zgjedhjet 2013)

Dhe kjo thjesht me implikimin e Drejtorisë së Gjendjes Civile në Shqipëri, e cila nxjerr një vend, ku elektorati socialist nuk bën më fëmijë, ndërsa ato të PD-së kanë rritje drastike të lindshmërisë. Siç denonconte kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, një javë më parë, kur akuzonte drejtuesit e PD-së, se kishin nisur që tani të merrnin mandatet në tavolinë. Shifrat flisnin vetë: PD e motivonte heqjen e një mandati në Korçë dhe në Berat, bastione të përhershme të PS-së, me pakësimin e votuesve, ndërsa mbajtjen e 4 mandateve, aq sa ishin në 2009 në Kukës me rritjen e madhe të popullsisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Berati me 231 mijë banorë ishte rritur Brenda më pak se 4 viteve me vetëm 137 banor, ndërsa Kukësi me 108 mijë banorë është rritur me 682 banorë. Por edhe kjo rritje në Kukës ka ndodhur, sipas Ministrisë së Bren¬dshme vetëm në komunat ku drejton PD. P.sh. në Lekbibaj dhe Llukaj që drejtohen nga kryetarë komunash të PS-së nuk ka rritje fare. Por Topojani i drejtuar nga PD është shtuar me 166 banorë. Sipas Ministrisë në qarkun e Beratit ka ndodhur e kundërta: Ura Vajgurore, bastion I PS-së, me 12 mijë banorë është shtuar vetëm me 9 banorë., Berati me 63 mijë banorë është shtuar vetëm me 25 banorë, Kuçova me 30 mijë banorë është pakësuar me 56 banorë, Çorovoda me 6500 banorë është pakësuar me 25 banorë, Poliçani me 8461 banorë është pakësuar me 47 banorë etj. Shtimi i numrit të popullsisë është llogaritur direkt në shtimin e numrit të votuesve. Në dy muajt e fundit, sipas PS-së, në 6 komuna të Kukësit janë shtuar rreth 600 banorë. Sipas dokumenteve u shtuan në komunën Topojan 166 shtetas me të drejte vote, në Shishtavec 88, në Kolsh 141, në Gjinaj 73, në Golaj 60 dhe në komunën Fierzë 124 banorë.

grafik  si ishte si behet pd skema zgjedhjet mandate




ndarja e mandateve ne 2009 grafikumandate qarqe

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë