Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka vizituar një fermë me vreshta në zonën e Mamurrasit, të qarkut Lezhë për të diskutuar mbi skemen e re të mbështetjes financiare për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe agropërpunimit.
Sipas ministrit, Skema kombëtare financiare ka një hapësirë shumë të madhe për financime në sektorin bujqësor dhe agropërpunues, madje kjo hapësirë zgjerohet shumë më tej, me programin IPARD II, çelja e thirrjes së parë do të bëhet në pranverë.
IPARD-i jep deri në 400 mijë euro për investime në fermë dhe deri në 2 milionë euro për investime në agropërpunim. Për vreshtarinë, sipas Skemës Kombëtare të Mbështetjes financiare është parashkuar për mbjellje vreshti (mbjellje të reja), me kultivarë për rrush tavoline 300 000 lekë për hektarë dhe për vreshtat me kultivarë autokton 350 000 lekë për hektarë.
Për vaditjen me pika 2 milionë për hektarë. Për investime në fermë, ngritje kantine, pra për të bërë ciklin e mbyllur të vreshtarisë dhe të verës, hapësira për të financuar me grant është deri në 2 milionë euro nga IPARD-i dhe deri në 200 milion lekë nga skema kombëtare. Ndërkohë, një risi e skemës kombëtare nga AZHBR-ja është dhe çertifikimi.
Kjo masë do të aplikohet për herë të parë në skemën kombëtare. Mbështetja e çertifikimit të standardeve të produkteve dhe forcimi i kapaciteteve të tyre për eksport, mbështetet dhe nga Programi IPARD, i cili i ka dhënë një prioritet të veçantë. Marrja e çertifikatave ndërkombëtare, si ASAP, Global Gap etj, do t’u hapë dyert produkteve vendase, për zgjerim të tregut dhe eksporteve, duke i drejtuar ato drejt supermarketeve dhe tregjeve evropiane, të cilat kanë kërkesa dhe standarde të larta. Viti 2017 mund të quhet një vit shumë i suksesshëm për bujqësinë shqiptare, pasi pati rritje prej 19,9% të eksporteve të produkteve vendase.
Ndër të tjera, Ministri është ndalur dhe në rikonfigurimin e strukturave bujqësore, me ngritjen e dy agjencive, Agjencia e Shërbimit ndaj Fermerit, e Ekstensionit dhe Agjencia Veterinare, që do të jenë pranë blegtorëve dhe fermerëve, për t’i këshilluar më tepër. Ministri ka përmendur në këtë kuadër dhe marrëveshjen me Universitetin Bujqësor të Tiranës, për trajnimin dhe kualifikimin e ekstensionistëve, pra të agronomëve, që do të shërbejnë me shërbime këshillimore fermerëve.
Duke përfunduar ministri i ka ftuar deputetët, përfaqësuesit vendorë dhe qëndrorë për të promovuar skemën e mbështetjes financiare, si më të madhen dhe më të mirën, gjatë këtyre 27 viteve. “...Unë kam ardhur sot edhe të vizitoj një nga fermat më të mira, por edhe të filloj ciklin e takimeve të shumta, gjatë dy muajve, përgjatë gjithë periudhës së aplikimit në Skemat kombëtare, që unë personalisht, të gjithë zëvendësministrat, gjithë stafi i Ministrisë së Bujqësisë, por edhe deputetët, i ftoj gjithashtu, do të bëjnë në gjithë Shqipërinë, për të promovuar Skemën, për t’i nxitur dhe mësuar fermerët, agropërpunuesit si të aplikojnë dhe të përfitojnë nga skemat tona. Jam i bindur që ky vit, viti 2018 dhe në vazhdim do të mbahet mend për bujqësinë shqiptare", ka përfunduar ministri.
Fjala e Plotë
Kam ardhur së bashku me deputetin e zonës, të takoj Spahiun dhe një grup fermerësh. Që kanë bërë një punë fantastike, në fakt, edhe duhet ta pranojmë, jo për meritë të shtetit në vite, por për meritë të djersës së ballit dhe të riskut, që vetë Spahiu e ka marrë përsipër, përmes kreditimit nga bankat, herë me interes të ulët, herë më të larta. Është përballur me lloj –lloj problematikash, por ia ka dalë të ndërtojë një fermë që për Shqipërinë është e madhe, e konsiderueshme, është 16 hektarë vreshta, plus edhe ekonominë tjetër të bimëve medicinale që e ka filluar më herët. Rrush industrial, rrush tavoline. këtu shohin një model, mund të jetë nga modelet më të mirat në Evropë se si sot kultivohet rrushi i tavolinës.
Pra është modeli i bujqësisë së së ardhmes që ne duam të promovojmë. Folëm me Spahiun për problemet që ka zona. Ka fermerë që nuk e punojnë tokën, ose e punojnë pak tokën sepse përballen më vështirësi për shitjen e prodhimeve. Pra është e domosdoshme një pikë grumbullimi. Biseduam sesi mund ta bëjmë atë realitet edhe duke kombinuar iniciativën private me mbështetjen shtetërore. Po u thoja fermerëve, që nga ky vit e në vazhdim, nuk do të jetë më problemi, nëse ka shteti apo jo fonde të mjaftueshme, për të financuar bujqësinë, sepse vetëm Skema kombëtare është 20 milionë euro dhe IPARD-i që sapo u aprovua është 94 milionë euro. Kemi mbi 100 milionë euro hapësirë për investime në bujqësi, agropërpunim, agroturizëm. Çështja është, a është fermeri shqiptar dhe agropërpunuësi shqiptar i gatshëm dhe a ka kapacitet që t’i përthithë këto fonde. Natyrisht, nuk mund të arrijë dot me forcat e veta, siç ka qenë një herë e një kohë parimi.
Duhet që shteti, drejtoritë e bujqësisë që tani do të kthehen në Agjenci të Ekstensionit dhe Agjenci të Shërbimit Veterinar, pra në vend të një drejtorie bujqësie që dukej sikur bënte gjithçka, por siç më tha Spahiu, pothuajse nuk bënte asgjë. Kudo që kam shkuar fermeri i zonës nuk e njeh agronomin që mbulon atë zonë. As nuk e di, as nuk ka informacion që ka një agronom, i cili është përgjegjës dhe paguhet për gjithë vitin, për t’i shërbyer dhe këshilluar fermerët e zonës. Pra, do ndërtojmë tani Agjenci të Shërbimit ndaj Fermerit, Ekstensionit, që e quajmë në terma teknikë, por edhe Agjencinë Veterinare, që do të jetë pranë blegtorëve dhe fermerëve, për t’i këshilluar më tepër. Nuk po premtoj tani një diçka që duhet të më mbahet shënim dhe s’do mund ta realizojmë dot, pra nuk po premtoj se çdo fermer do ketë tani një shërbim të kulluar, sepse problematika është e mbartur në vite.
Po thonim veç të tjerash, nuk gjen dot agronomë të rinj, të cilët të jenë të kualifikuar. Brezi i ri, pothuajse e ka humbur për fat të keq, interesin për dijen, për aftësitë praktike, për agronominë dhe veterinarinë, që deri tani kanë qenë jashtë mode, duhet ta pranojmë. Pra nuk është e thjeshtë që të ngremë një shërbim agronomik siç duhet, por të premtoj Spahi, që do t’i bëjmë gjërat siç duhet. Pra kemi filluar përsëmbari, me një marrëveshje me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kemi ndërtuar një program për trajnimin dhe kualifikimin e ekstensionistëve, pra të agronomëve që shërbejnë me shërbime këshillimore fermerëve. Do t’i fusim në një lloj kursi intesiv agronomët, kryesisht të rinjtë, por dhe ata të vjetrit të cilët kanë nevojë të përditësojnë njohuritë në mënyrë që të jenë të gatshëm për t’i shërbyer fermerëve. Pikat e grumbullimit këtu dhe në gjithë Shqipërinë mund të ndërtohen me mbështetjen e shtetit, por duhet patjetër një operator privat. Ne japim deri në 200 milionë lekë të vjetra për pikë grumbullimi nga Skema kombëtare, ndërkohë që hapësirat nga IPARD-i janë shumë herë më të mëdha. IPARD -i jep deri në 400 mijë euro për investime në fermë deri në 2 milionë euro për investime në agropërpunim.
Pra në qoftë se Spahiu ka ndërmend të ndërtojë një kantinë, për të bërë ciklin e mbyllur të vreshtarisë dhe të verës, investimi, hapësira për të financuar me grant, me para falas është deri në 2 milionë euro nga IPARD-i dhe deri në 200 milion lekë nga skema kombëtare, pra varet se cilën skemë zgjedh. Ne në skemën kombëtare kemi parashikuar 3 milionë lekë, e them me të vjetra, që të duken më shumë kuptohet, në fakt nuk janë pak, pra 3 milionë lekë për hektarë për vreshtat, 3 milionë e gjysëm për hektarë për rrushin autokton, 2 milionë për hektarë për vaditjen me pika, pra një vresht me rrush industrial apo tavoline dhe vaditja me pika në total merr rreth 5 milionë lekë për hektarë për investimet e reja. Pikat e grumbullimit, e përsëris dhe njëherë, magazinat, pikat e grumbullimit, pikat frigoriferike, agropërpunimi deri në 200 millionë nga Skema kombëtare dhe deri në 2 milionë euro për ata më të mëdhenjtë që duan të rriten apo të investojnë në këtë fushë. Ndërkohë, një risi e skemës kombëtare nga AZHBR-ja është dhe çertifikimi. Unë mësova që Spahiu ka filluar prcedurat ASAP-in dhe tani është në proçes për çertifikimin me Global Gap. Global Gap është një çertifikatë ndërkombëtare, e cila të hapë dyert e shumë supermarketeve në Evropë.
Ky prodhim nuk mund të jetë i destinuar vetëm për tregun vendas, Spahiu ka dhe një kontratë me një kompani italiane për vreshtin e ri të rrushit të tavolinës, pra është pothuasje i gjithi i destinuar për eksport, por kërkesat e standardeve të cilësisë në europë që është një treg i zhvilluar, sa vjen dhe rriten. Çertifikata Global Gap dhe çertifikata të tjera që deri dje nuk janë mbështetur nga shteti nga qeveria tani do të mbështeten nga Skema kombëtare, në mënyrë që t’i japim edhe një forcë tjetër eksporteve shqiptare dhe nëpërmjet çertifikimit. Viti 2017, u mbyll me një rekord, eksportet shqiptare u rritën me 19.9 % pra rreth 20% në fushën e bujqësisë. Raporti import –eksport nga 1 me 6.7 që ishte para 4 vitesh, tani ka shkuar në 1 me 3.5, pra ne importojmë 3.5 herë më shumë se sa eksportojmë, por para 4 vjetësh importonim 6.7 herë më shumë sesa eksportonim.
Kjo tregon forcën që bujqësia ka, por siç e thatë ju, ka nevojë për mbështetje, dhe unë kam ardhur sot edhe të vizitoj një nga fermat më të mira, por edhe të filloj ciklin e takimeve të shumta, gjatë dy muajve, përgjatë gjithë periudhës së aplikimit në Skemat kombëtare, që unë personalisht, të gjithë zëvendësministrat, gjithë stafi i Ministrisë së Bujqësisë, por edhe deputetët, i ftoj gjithashtu, do të bëjnë në gjithë Shqipërinë, për të promovuar Skemën, për t’i nxitur dhe mësuar fermerët, agropërpunuesit si të aplikojnë dhe të përfitojnë nga skemat tona. Jam i bindur që ky vit, viti 2018 dhe në vazhdim do të mbahet mend për bujqësinë shqiptare.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com

VIDEO