Skema kombëtare e mbështetjes së bujqësisë përmes granteve, më 25 shkurt hapen aplikimet për mbështetjen e fermerëve, mbyllen në 25 mars

Prej datës 25 shkurt deri më 25 mars, fermerët mund të aplikojnë që të përfitojnë fonde nga skema kombëtare. Agjencia e Zhvillim Bujqësor dhe Rural, njofton se do jepen 200 mijë lekë për hektar në sezon për fermerët si mbështetje për fara, fidanë dhe INPUTE të tjera të bujqësore. Ata nuk mund të marrin më shumë se 1.5 milionë lekë, dhe financimi do të jepet për jo më shumë se 2 sezone.

Kjo skemë do të financojë 50% të faturave tatimore për ndërtimin e serave diellore për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 hektar dhe jo më shumë se 5 hektar për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 13 milion lekë për hektar.

Kategoria tjetër e përfitimit janë fermerët që kultivojnë bimë aromatike dhe mjekësore, ku çdo aplikant do të marrë 60 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se 1 milionë lekë. Aplikimet do të jenë të hapura edhe për fermat organike, apo implementimin dhe certifikimin e GLOBAL GAP.

Prej të premtes hapen edhe aplikimet për të përfituar rimbursim edhe për krerët e bagëtisë. Të gjithë blegtorët që kanë jo më pak se 100 krerë dele apo dhi pasi të aplikojnë mund të përfitojnë 1200 lekë, ndërsa fermerët që kanë jo më pak se 10 lopë mund të marrin financim 10 mijë lekë për kokë.

1 mijë lekë për zgjua do të përfitojnë fermerët e bletëve edhe këtë vit nëse aplikojnë për skemën kombëtare.

Aplikimi për fidanët, bimët mjekësore dhe për mbarështimin e bletarisë do të bëhet online në e-albania, pa pasur nevojën e dokumenteve. Të gjitha aplikimet për kategoritë e tjera përfituese të skemës, do ta dërgojnë aplikimin përmes postës ose dorazi pranë zyrës së AZHBR-së.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lendi: 23/02/2022 23:06

    Une per vete aplikova prane Intesa Sanpaolo Bank dhe pata nje eksperience shume te mire. Mora nje kredi te madhe per biznesin tim dhe arrita te investoj ne blerje makinerish fale Nje kredie per investim qe mora me mareveshje. Bravo https://www.intesasanpaolobank.al/sme-corporate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre