Skema/Si u vodhën 6.5 mld lekë
nga CEZ me raporte fiktive

Skema/Si u vodhën 6.5 mld lekë<br />nga CEZ me raporte fiktive
TIRANE- Prokuroria e Tiranës zbardh skemën se si dy ish-zyrtarët e CEZ Shpërndarje mes tyre dhe Josef Hejsek në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn kanë vjedhur 6.5 miliardë lekë.

Sipas hetimeve këto para janë paguar dhe pse bordi i CEZ kishte kundërshtuar marrëveshjen me kompanianë e Ismailajt DIA e cila ishte ndërtuar për të mbledhur borxhet e CEZ nga konsumatorët debitor.
 
Mbledhja e borxheve, në gjyq çekët dhe Ismailaj
Ish-drejtuesit e CEZ Shpërndarje Josef Hejsek dhe Jan Ivan kanë bashkëpunuar me Kastriot Ismailajn për të përfituar me mashtrim e vjedhje nga kompania CEZ një shifër prej 6.5 miliardë lekësh.

Kjo shifër ka rezultuar nga hetimet e Prokurorisë e përfituar padrejtësisht prej tre personave të cilët kanë pasur dijeni midis tyre për të dhënat fiktive të paraqitura nga Ismailaj tek CEZ.

Në kërkesën për gjykim firmosur nga prokuroria Antoneta Sevdari depozituar 3 ditë më parë në gjykatë sqarohet se “I pandehuri Kastriot Ismailaj ne bashkëpunim me të pandehurit Josef Hysek (me detyre kryetar i Bordit te Drejtoreve dhe Jan.Ivan (me detyre anetar i Bordit te Drejtoreve) duke përdorur të bdhëna te paverteta dhe dokumenta fiktive, kane mundur te vjedhin nga shoqëria “Cez Shperndarje”sh.a shumen 649,803,520 lek.

Kjo vlerë i është paguar shoqërise “Debt Internacional Advisory” (DIA) Ltd- dega Shqipëri për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer.

Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit J.H dhe J.I kanë qenë në dijeni të falsitetit të dokumentacionit të paraqitur nga i pandehuri K.I dhe me dashje kanë prodhuar se bashku me këtë të fundit dokumenta fiktive, për të justifikuar pagesën e faturave të lëshuara nga shoqëria “DIA” për punë dhe shërbime, të cilat realisht nuk janë kryer.

Për këto prova prokuroria ka dërguar tashmë në gjyq Hysek dhe Ivan për të cilët gjykimi do të zhvillohet në mungesë pasi ata rezultojnë se prej më shumë se 2 vitesh janë larguar nga Shqipëria dhe nuk paraqiten as si dëshmitarë në gjyqin e Ismailajt.

Një tjetër provë e akuzë ndaj Hysek e Ivan është renditur dhë ne pikën 2 të konkluzioneve si dhe shihni sqarohet “Paraqitja e te dhenave fiktive per pune të cilat nuk janë kryer realisht (raporti i identifikimit te debitoreve apo i ashtuquajturi “DIR”) dhe perfitimi ne menyre te paligjshme i shumes se perafert me 1.5 milion Euro pikërisht per te ashtuquajturin “raporti i identifikimit te debitoreve”.

Me akuzën ndaj Hysek e Ivan numri i të pandehurve për skandalin e borxheve të CEZ shkon në tre, ku prej më shumë se 2 vitesh përballë drejtësisë për të njëjtin skandal ndodhet dhe ish administrator i borxheve të CEZ shqiptari Kastriot Ismailaj.

Dosja e plotë e Prokurorisë për drejtorin e CEZ, Hejsek
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!