Mashtrimi me vizat për në Kanada, arrestohen nënë e bijë, u dënuan me 10 vite burg në total

Adela Makashi e cila së bashku me nënën e saj, Lule Makashi akuzohen për mashtrim me vizat kanadeze të rreth 225 personave është prangosur këtë të hënë nga policia. Adela Makashi së bashku me nënën e saj Lule Makashi u prangosën fillimisht më prill të 2016 pasi 26 persona i kishin denoncuar në polici për mashtrim teksa gjykata e Tiranës i la në burg.

Adela Makashi u lirua nga gjykata pak kohë më vonë, teksa në dhjetor të 2017 Gjykata e Apelit dha denimin me 9 vite burg për nënën e saj Lule Makashi dhe 6 vite per Adelen. Falë gjykimit të shkurtuar në vendimin përfundimtar Lule Makashi u dënua me 6 vite dhe e bija Adela me 4 vite, por në këtë kohë ajo ishte në liri dhe u shpall në kërkim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Nënë e bijë u premtonin njerëzve viza kanadeze kundrejt shumave që variojnë nga 2500- deri ne 20 mije euro. Në dhjetor te 2017 u gjobit me 5 milionë lekë shoqëria “Ande Lm shpk”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar gjoba shkoi 3.3 milionë, ndërsa në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe Klevis Rreshka, bashkëpunëtori tjetër i Lule dhe Adela Makashit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/07/2018 14:43

    Per 4 vjet i ngrin vezet kjo dhe pjell ndonje mashtruese tjeter. Minimalisht duhej te denoheshin nga 10 vjet se eshte vjedhje me pasoj te renda. Apo e perdoret me sukses kete pulen 30 vjecare dhe perfitoi ulje te 1/3? Po parate u rikuperuan per te mashtruarit?

    Përgjigju
  • Doni: 03/07/2018 14:08

    Shume pak i kane denuar ,keto duheshin te merrnin te pakten nga 15

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë