TIRANË- Gjykata lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha,  e cila u arrestua dy ditë më parë në një super operacion të SPAK. Ndërkohë për avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren Manuela Mallkuçi dhe 7 të arrestuarit e tjerë të cilët në një skemë kriminale do lironin nga burgu Sajmir Petanin, masa mbeti e njëjtë, arrest në burg.

Një deklaratë e fortë mund të cilësohet ajo e dhënë nga vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha jashtë dyerve të gjykates ku nëna e saj ishte në pritje të vendimit. Ajo ka deklaruar se nëna e saj si gjyqtare e Krujës ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit.

Bejlul Hoxha, babai i gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë padrejtësi në gjykata. Në vijim të kësaj deklarate, ai shprehet se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.

Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua dy ditë më parë në një super operacion të SPAK në sallën e gjyqit teksa zhvillohej një seancë së bashku me avokati Aldo Tabaku, kryesekretarja e gjykatës Emanuela Mallkuçi, mjek të dënuar e familjarë të tyre.

Të arrestuarit 
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Avokati Aldo Tabaku
Sekretarja Manuela Mallakuçi
Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
I dënuar Sajmir Petani
Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
Altin Skëndaj
Gazmir Nezaj
Gentjan Nezaj
Isuf Tanuzi

Kronika e ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Gjykata lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Avokati: E padrejtë, ka një fëmijë të sëmurë, tjetrin të mitur

 

Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, është shprehur se gjykata e ka lënë në burg, edhe pse ky sipas tij ishte një vendim i padrejtë.

“Gjyqtarja nuk meriton arrestin me burg për shkaqe humane që lidhet me kushtet shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj dhe tjetrit  që e ka të mitur”, tha Visha.

Ora 11:32
Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha: Të lihet në arrest shtëpie, ka babanë e sëmurë dhe fëmijë të mitur

Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Ardian Visha ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pasi sipas tij Hoxha ka babanë dhe një fëmijë të mitur.

Ora 10:42
Deklaratat e vajzës dhe babait se Enkelejda Hoxha është kërcënuar, SPAK do i marrë zyrtarisht në pyetje

1613206658_BABAI.jpg

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se pas dëshmive që babai dhe vajza dhanë në media, SPAK do t’i marrë në pyetje dhe do t’i përfshijë këto deklarata në hetimet e tyre. Vajza bëri deklaratën e fortë se mamaja e saj, gjyqtarja Enkelejda Hoxha është detyruar që të lirojë kriminalet, e ndërsa babai tha se 10 mijë eurot e gjetura janë të ligjshme.

Ora 10:29
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha do njihet me masën e sigurisë, Report Tv sjell foto nga brenda seancës

1613208076_hoxha.jpg

Report Tv ka siguruar foto nga brenda seancës gjyqësore, ku gjyqtarja e Enkelejda Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë, do të njihen me masën e sigurisë.

Ora 10:10
EKSKLUZIVE/ Babai i gjyqtares Hoxha: Kam pritur SPAK natë e ditë se jam i ndershëm! Vajza fle te këmbët e djalit me autizëm në një divan me dërrasa

Bejlul Hoxha, babai i gjyqtares  Enkelejda Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi në Gjykata. Në vijim të kësaj deklarate, ai shprehet se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.

“Ajo ka numrin më të vogël të kthimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam priture SPAK nat e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri. Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë'. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, tha Hoxha për Report Tv.

Ora 10:01
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha liroi të dënuarit me burg, vajza bën deklaratën e fortë për Report Tv: Mamaja është detyruar (EKSKLUZIVE)

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se mamaja e saj ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit.

“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza për Report Tv.

 

Foto nga seanca