Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se padia për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados nuk lidhet me një çështje personale, por me respektimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar se nëse Gjykata Administrative do ta pranojë kërkesën, kjo do të nënkuptojë se Dado nuk duhej të ishte prokuror.
“Nëse Ols Dado nuk do të kishte qenë në përplasje në interesat tona nuk do ta kishim interes dhe as do ta dinim që nuk është prokuror. Nuk është qëllim në vetvete Dado. Tani që ne kemi marrë këto prova, ky është një proces që ka të bëjë me shtetin e së drejtës. Kjo është shkak për të bërë çdo lloj padie të kësaj natyre kur një prokuror s’plotëson kriteret.
Nuk kemi asnjë pretendim për firmën e Dumanit. Nëse Gjykata Administrative do të pranonte padinë, do të përkthehej në faktin që dado nuk është prokuror i Republikës së Shqipërisë”, tha Ndreca.
I pyetur nëse do të ngrinin pretendime për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve të dosjes që mbajnë firmën e Dados, Ndreca u shpreh se “nëse nuk do të kthehet prokuror i Republikës së Shqipërisë që ka ushtruar procedim penal, nuk ka procedim penal.”
Lajmi kryesor:
Padia/ Veliaj: Dado u emërua në shkelje, sot arreston njerëz! Gjykata: Padisni edhe KLP! Presidenca: Në arkiv, vetëm 1 shkresë e dekreti (VIDEO)











