Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara po heton një skemë të mundshme të ryshfetit që përfshin kontribute politike në këmbim të faljes presidenciale. Dokumentet e gjykatës janë redaktuar para se të publikohen dhe emrat e të dyshuarve janë fshirë me ngjyrë të zezë.
Nuk ka asnjë referencë për presidentin amerikan, Donald Trump, ose për fushatën e tij. Por, dokumentet i referohen një "skeme të fshehtë lobimi" nga dy individë, të bërë ndaj "zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë" për të fituar "falje ose heqjen e dënimit" nga presidenti për një individ të cilit nuk i është përmendur emri.
Të dyshuarit, njëri nga ata avokat, përmendën "kontribute të konsiderueshme të fushatës së kaluar" dhe "pritje të kontributeve thelbësore politike në të ardhmen" në këmbim të faljes presidenciale ose heqjes së dënimit, thuhet në dokumente.
Është e paqartë se si zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë iu përgjigjën ofertës së supozuar të ryshfetit. Gjykatësja e Qarkut në Uashington, Beryl Howell, lëshoi dokumentet e redaktuara në një urdhër që ajo e përshkroi si një hetim "ryshfet për falje" i cili ka vazhduar të paktën që nga muaji gusht.
Presidentët kanë autoritet të gjerë kushtetues për të ofruar falje federale dhe praktika është e zakonshme. Me vetëm disa javë të mbetura në presidencën e tij, Trump pritet të shpallë një mori faljesh, përfshirë edhe ndaj aleatëve politikë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Senati amerikan konfirmon Pete Hegseth si kreun e Pentagonit
25 Janar, 11:15
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
'Groenlanda nuk shitet', zbardhet telefonata e tensionuar mes Donald Trump dhe kryeministres daneze
25 Janar, 07:40
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15