Skenar ‘horror’ për temperaturat deri në 50 gradë në Greqi, OBM: Do t’i ngjajë pak Afrikës

Këtë verë temperaturat në Greqi pritet të shkojnë 50 gradë. Profesori i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthymios Lekkas foli për ndryshimet klimatike dhe skenarin e tmerrshëm të temperaturave ekstreme. Duke folur për Mega, profesori tha se Mesdheu Lindor është rajoni më i ndjeshëm ndaj të gjitha këtyre fenomeneve. Një temperaturë prej 48°C në Athinë do të ishte absolutisht e rrezikshme për jetën e njerëzve , sipas shkencëtarëve.

Siç shkruan “Ta Nea”, rritja e merkurit, periudhat e zgjatura të thatësirës dhe përmbytjeve të rënda për shkak të reshjeve të shpejta përbëjnë kushtet ekstreme të së ardhmes. Por çfarë do të ndodhte në Athinë nëse vlera maksimale shkon 48 apo 49°C në një ditë vere, siç parashikohet nga skenari.

“Kjo është një temperaturë krejtësisht ekstreme që tejkalon çdo skenar, pasi në Athinë vlera maksimale që kemi regjistruar është 44.8°C . Një temperaturë prej 48° C është padyshim e rrezikshme për jetën e njeriut, veçanërisht nëse zgjat shumë. Këto temperatura janë një kërcënim për jetën e njerëzve, thotë Lekkas”.

Organizata Botërore Meteorologjike ka dhënë prej kohësh alarmin: nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë, e ardhmja e Greqisë do t'i ngjajë Afrikës.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik