Skenari, ja sa rrezikon Skënderbeu
nëse dënohet nga UEFA për trukime

Skenari, ja sa rrezikon Skënderbeu<br />nëse dënohet nga UEFA për trukime
Ditët në vijim do të jenë vendimtare për klubin e Skënderbeut. Ekipi që bëri historinë jo vetëm në Shqipëri me 6 tituj kampion radhazi, por edhe me pjesëmarrjen për herë të parë në grupet e Europa League rrezikon të dënohet nga UEFA nëse janë gjetur prova për trukime ndeshjesh.
 
UEFA në vitet e fundit ka krijuar disa herë dyshime se ekipet shqiptare në Europë dhe konkretisht Skënderbeu mund të kenë trukuar ndeshje në fazën kualifikuese të Europa League, apo Champions League, ndeshjet e fazës përgatitore, por edhe në kampionatin shqiptar, ashtu sikur konfirmuan edhe dje përmes një deklarate drejtuesit e klubit kampion.
 
Skënderbeu është vendosur më parë në shënjestrën e UEFA për disa ndeshje në Europë mes tyre ndaj Krusaders, apo edhe Sportingut të Lisbonës.
 
Drejtuesit e klubit të Skënderbeut janë thirrur në zyrat e UEFA-s për të dhënë shpjegime për të gjitha dyshimet e ngritura, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe vendimi nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në qeverinë e futbollit europian.
 
Skënderbeu rrezikon nga heqja e titullit kampion, nisur nga ndeshjet që klubi deklaroi dje se UEFA dyshon se janë trukuar në Shqipëri (kundër Partizanit, Teutës, Tiranës, Vllaznisë), zbritja e pikëve në renditje, përjashtimi nga kategoria, apo deri edhe përjashtimi nga pjesëmarrja në Europë. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!